Vdekja e mjekut nga virusi/Shpërthen ish-vartësja e Manastirliut: Shteti nuk po ju mbron

E mërkurë, 25 November 2020 22:09

 

Lajmi se mjeku Bledi Nini ka ndërruar jetë nga koronavirusi, shkaktoi tronditje jo vetëm në komunitetin e bluzave të bardha, por edhe në opinionin publik. Mjeku ORL ishte vetëm 48 vjeç dhe ishte një prej mjekëve të talentuar në QSUT.

Pas vdekjes së tij ka pasur shumë reagime. Por bie në sy reagimi në rrjetet sociale i Mirela Hasanajt

Ajo ka qenë nëndrejtoreshë e QSUT gjatë kohës kur drejtohej nga Ogerta Manastirliu dhe më pas u zhvendosën në ministrinë e Shëndetësisë së bashku. Hasanaj drejtoi deri para nisjes së pandemisë Drejtorinë e Operatorit, të krijuar posaçërisht, që kishte në varësi mes të tjerash edhe mjekët e familjes.

Në një status në FB, ajo shpërthen ndaj shtetit dhe qeverisë.
“Na preve krahët Bledi. U prehsh në paqe dhe të shndrittë shpirti kolegu ynë i dashur. Nuk do ta harroj telefonatën e fundit që bëmë bashkë: ki kujdes veten dhe gocën Mirela, unë do e kaloj.

Po pse mo Bledi na le kaq dhimbje, familjes, gocës, shokëve që të deshën kaq shumë?

Deri sot nuk kisha folur, por sot dua të bëj një apel: nëse ky shtet nuk diti t’ju mbrojë dhe po ju kursen tamponat, që duhet t’i bënit çdo të premte në të gjithë personelin shëndetësor, mbroni veten kolegë të dashur, mjekë, infermierë, fizioterapistë, të gjithë. Asgjë nuk vlen sa jetë juaj dhe familjet tuaja.

Ajo politikë e ndyrë që bëhet atje, ka si synim vetëm përfitime personale, sepse si asnjëherë tjetër u tregua që sistemi shëndetësor dhe ata që punojnë në të janë plotësisht të pambrojtur dhe të pavlerësuar për punën dhe mundin që ata kanë bërë. Të qoftë dheu i lehtë kolegu ynë i dashur, Bledi Nini,” shkruan ajo.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...