Tërmeti i 26 nëntorit, Braimllari: Përdorimi politik i tragjedisë, dhimbja e dytë që vret më shumë

E Enjte, 26 November 2020 18:09

 

Në një intervistë për Ora News, një vit pas tërmetit tragjik që goditi vendin 26 nëntorin e shkuar, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari është shprehur se, tragjedia është përdorur dhe po përdoret për show politik nga kjo mazhorancë.

Sipas tij, edhe pas një viti me mijëra familje janë në qiell të hapur, pa asnjë përkrahje nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.

 

Endrit Brahimllari: “Atë pamje mos ardhshin më për Shqipërinë dhe Shqipëria nuk mund të përballojë një tjetër fatkeqësi të tillë. Fatkeqësia e parë është humbja e jetëve të njerëzve në këtë tragjedi ndërsa fatkeqësia e dytë që vjen pas kësaj që është kryesore për çdo qytetar, jeta e njeriut, është mungesa e reagimit të institucioneve shtetërore. Ne u përballëm në atë moment me një mungesë totale të reagimit të institucioneve shtetërore.

Ne nuk ishim të qartë për situatën dhe e përdorën këtë për show, e përdorën për proapgandë politike dhe ajo çka shohim sot me keqardhje janë mijëra familje të mbetura jashtë dhe pa asnjë përkrahje nga kjo qeveri dhe nga ky kryeministër. Çdo gjë shtyhet në kohë. O shtyhet në kohë për shkak të projekteve të tij korruptive, o shtyhet për shkak të fushatës, të afrohet sa më shumë dhe të shkojë të presë shiritat.

Kjo është dhimbja e dytë që vret më shumë. Përdorimi i gjithë kësaj tragjedie për show dhe politikë“.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...