Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho: Vendi në kolaps e bllokim, qeveria nuk po e menaxhon siç duhet pandeminë

Premte, 27 November 2020 15:27

 

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho e ftuar në studion e lajmeve në News 24 deklaroi se qeveria nuk po e menaxhon siç duhet pandeminë e koronavirusit.

Si pedagoge, Xhixho tha se qeveria mori një vendim të menjëhershëm dhe është në paligjshmëri sa i përket mbylljes së Universiteteve, duke e kaluar të gjithë barrën tek studentët.

 

“Papritur vendoset mbyllja brenda 3 ditësh, ne pedagogët dhe studentët u gjetëm të pa përgatitur për këtë njoftim. S’pati asnjë plan. Jemi në kushtet e paligjshmërisë. Pasi Ligji për Arsimin e Lartë nuk e njeh mësimin on line. Ndaj duheshin bërë rregullimet ligjore, nuk duhej marrë ky vendim i papritur, të mos harrojmë kostot. E kemi të paqartë edhe mënyrën se si do t’i vlerësojmë studentët on line”,- tha Xhixho.

Ajo foli ndër të tjera edhe për procesin zgjedhor në LSI duke shtuar se votimi on line i shtrirë në të gjithë anëtarësinë ishte një risi.

 

“I shërbeu promovimit dhe frymës që LSI ka për t’i dhënë mundësi njerëzve që duan të angazhohen në politikë, aq më tepër në situatën ku ndodhet vendi, në kolaps e bllokim. Bllokimi i integrimit, ekonomia dhe pandemia është keqmenaxhuar”,- tha Xhixho.

 

Sa për zgjedhjet e 25 prillit, Xhixho tha se numri i madh i atyre që votuan në zgjedhjet e LSI-së, i jep besim për një pjesëmarrje dhe votëbesim të madh.

“Rëndësi ka që zgjedhjet në radhë të parë të jenë të lira. Ne do dalim me një program konkret, se si t’i kthejmë shqiptarët e larguar. Kemi strategji për të risjelle shpresën në këtë vend”,- tha ajo.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...