Gjekmarkaj: Basha duhet të punojë më shumë për bashkimin e së djathtës, Presidenti më i qartë në këtë pikë

Premte, 27 November 2020 17:36

 

 

Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se e sheh Bashen si një kandidat për kryeministër, që vjen me ofertë serioze.

“Rama do që të lërë Bashën në hije. Këta janë 5 muaj jetikë për opozitën, sepse do të duhet të fitojë zgjedhjet më 25 prill. Opozita duhet të bashkonte më shumë të djathtët. Çdo votë e të djathtëve vlen.

 

Opozita duhet6 të veprojë shpejt, sepse njerëzit e gjykojnë edhe për bashkimin e një fryme të përgjithshme. Është opozita ajo që duhet të vijë dhe kjo opozitë e ka kandidatin për kryeministër, Bashën, që ka program normal për të nxjerrë Shqipërinë nga ky batak ku jemi”, tha Gjekmarkaj.

Agron Gjekmarkaj theksoi se afër 2000 familje vazhdojnë të jetojnë në çadra që nga tërmeti i 26 nëntorit, kurse shtoi se kryeministri e ka politizuar edhe çështjen e strehimit.

 

“Tërmeti më 26 nëntor ishte tronditës. Qeveria tha se do të nisë rindërtimin, por akoma jemi në retorikë. Pak ndërtime janë bërë. Jemi në prag dimri dhe gati 2000 familje jetojnë akoma në çadra e kjo është e trishtë.

 

Kryemiinistri po e politizon çështjen. Basha po përqëndrohet tek ekonomia, që është pjesë e dobët e kësaj qeverisje. E shoh efikas reagimin e presidentit. Rastësia e bën bashkë presidentin me opozitën”, u shpreh Gjekmarkaj.

Më tej, Gjekmarkaj nënvizoi se partitë e reja duan ndryshimin, prandaj ata do bashkojnë votën me opozitën.

 

“Partitë e reja që duan ndryshim, do bashkohen rreth opozitës. Është e kotë të thuash që partitë e vogla do të përmbysin qeverinë, prandaj do mbështesin opozitën e vendit.

 

Opozita mund të kritikohet, por mbetet e vetmja shpresë për ndryshim. Pandemia do jetë pjesë e fushatës. Demokracia është shumë e brishtë”, përmbylli Gjekmarka

Modifikuar më Premte, 27 November 2020 19:25

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...