Dy ditë pas takimit me mjekë dhe ekspertë të fushës së shëndetit publik, ku Qeveria u përfaqësua nga Zv.Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albert Nikolla, presidenti Ilir Meta i ka nisur një letër Minstres së Shëndetësisë për dijeni edhe të kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Ruçi me 11 rekomandime për situatën e pandemisë.
Rekomandimet e dala nga diskutimet e panelit kanë si kërkesa kryesore futjen e testeve të shpejta, vënien në funksion të spitaleve rajonale, sigurimin e aparaturave ECMO për shpëtimin e jetës, etj.