Këshilli i Ambasadoreve Shqiptare/Gëzuar Ditën e Flamurit

Premte, 27 November 2020 20:57

.
Dita e Flamurit është festa më madhështore në historinë moderne të kombit shqiptar, që kremtohet me krenari, dinjitet nga të gjithë bashkëkombasit tanë në Shqipëri, por edhe kudo në botë ku ata janë.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë gjen këtë rast të lumtur t’i urojë të gjithë dhe të theksojë se 28 Nëntori është festë e rrënjosur thellë në vetëdijen tonë historike, kombëtare dhe politike.
Ekzistenca e shtetit shqiptar, pavarësisht nga sistemi politik, rendi kushtetues dhe ideologjik, për shqiptarët kudo që jetonin, ka qenë shpresë, besim dhe ëndërr që një ditë do të arrinin aspiratën e lirisë.
Besimi dhe dashuria ndaj Shqipërisë, flamurit kuqezi, vlerave të përbashkëta kulturore, traditave dhe lidhjeve të një gjaku, na ka mbajtur të gjallë gjatë tërë shekullit të ndarjes.
28 nëntori i sivjetëm na gjen përballë sfidës së madhe të tejkalimit të pandemisë globale Covid-19, të cilën urojmë të jetë sa më me pak pasoja për të gjithë. Urojmë që përvjetori i ardhshëm i festës të na gjejë me shëndet të plotë e me një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri më afër Europës.
Edhe një herë urojmë që Shqipëria jonë të përparojë, që kombi vital shqiptar të jetë i integruar dhe aty ku i takon në rrjedhat e zhvillimit global.

Modifikuar më Premte, 27 November 2020 20:58

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...