Vaksina anti-covid, Kryemadhi: I besoj vaksinës dhe jam pro saj

Premte, 27 November 2020 22:56

 

E pyetur në lidhje me vaksinën anti-covid, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se e beson dhe është pro saj dhe inkuroi të gjithë qytetarët që ta bëjnë. Në momentin që ato licensohen nuk janë më marketing tha ajo dhe nuk përfitohet në kurriz të njerëzve

Çani: A jeni gati të bëni vaksinën që po vjen?

 

Kryemadhi: Unë i besoj shkencës së mjekësisë dhe i besoj institucioneve, siç është FDA në SHBA dhe agjencisë për licencimin e vaksinave, agjencia europiane. Sigurisht që i besoj vaksinës, unë kur bëj thirrje për të bërë vaksinën për kancerin e qafës së mitrës, normalisht jam pro vaksinës dhe kundër bizneseve që duan të përfitojnë në kurriz të njerëzve.

Unë tashmë e kam një pak problem, pasi jam asimptomatike, sepse vaksinat janë problematike për asmiptomatikët, dhe unë e kam kaluar Covid-in si asimptomatike. Asnjë gjë nuk është. Në momentin që këto vaksina licensohen dhe nuk janë në kuadrin e marketingut, sepse që kur është regjistruar patenta e vaksinës, 4 vite para se të vinte koronavirusi.

Çani: Mos ndoshta vaksinat që do të vijnë do bëjnë më shumë dëm se Covidi…

Kryemadhi: Vaksina e gripit të derrit ka pasur më shumë vdekje se çdo vaksinë tjetër. Kam përshtypjen se ata që e kanë kaluar, nuk duhet ta bëjnë më. Për këtë duhet të flasin ata që merren me mikrobiologji.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...