Kim Mehmeti: Ja pasuria më e madhe që po u konfiskohet shqiptarëve

Saturday, 28 November 2020 09:10

 

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, i ftuar në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV, komentoi vendimin e turpshëm për Veton Surroin.

“Ky është turp për Kukësin. Nuk e dëmton kolegun tim, Veton Surroi pasi çdo qytet do ndjehej i nderuar po ta kishte qytetar nderi. Nuk e di pse Tirana nuk turpërohet kur ia dha çëlësin një antishqiptari si Bregoviçi. Është për nder Kukësin që Veton Surroi të jetë qytetar nderi i tyre,” tha ai.

Më pas ai komentoi edhe vendimin për sekuestrimin e pasurive shqiptare në botë, pasi qeveria e Edi Ramës po refuzon të paguajë gjobën e arbitrazhit për biznesmenin italian, Françesko Beketi.

“Kjo tregon se Shqipëria është bërë shtet ku qeveria nuk është në shërbim të shtetit, por i tërë shteti është në shërbim të qeverisë apo të një grupi që e sundon atë vend. Shteti duhet të jetë i gatshëm që të paguajë edhe çmenduritë e qeveritarëve, por këta nuk duhet të kenë asnjë obligim që të jenë të përgjegjshëm.

 

Shqiptarët po ia lënë fatin e tyre në duar politikanëve të papërgjegjshëm. Vendi i ngjan një kopshti, të cilin Piktori dhe miqtë e tij e cilësojnë si të tyren.

Shqipërisë po i konfiskohet gjëja më e çmuar, po i konfiskohet rinia, duke e bërë shtetin e dytë në botë për azilkërkues si Siria. Kjo e bën Shqipërinë të krahasueshme me shtete që janë në luftë.

Në Shqipëri nuk kanë asnjë vlerë institucionet shtetërore. Si mund të flasim për një shtet ku nuk kemi as Gjykatë Kushtetuese,” tha ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...