Berisha/Gezuar diten e Famurit!108 vjetorin e Pavaresise!

Saturday, 28 November 2020 10:22

Gezuar diten e Famurit!
108 vjetorin e Pavaresise!

Miq, sot shqiparet ne Shqiperi dhe kudo qe jetojne festojne 28 nentorin si festen e te gjitha festave, diten e Flamurit tone Kometar, diten e shpalljes nga Ismail Bej Vlora 108 vite me pare ne qytetin e Vlores te Pavaresise se Shqiperise.

Me 28 nentor te vitit 1443, prijesi i perjetshem i kombit Shqiptar ngriti Flamurin e tij, Flamurin Kuq e Zi ne Kruje. Po kete date te vitit 1944 nga Shqiperia u larguan pushtuesit e huaj dhe hyri si “çlirimtar” Enver Hoxha, i cili pasi shnderroi listen e shqiptareve kunder pushtuesve te huaj ne nje lufte vellavrasese, do vendoste ne Shqiperi si Hitleri shqiptar i Pasluftes se Dyte Boterore diktaturen me mizore qe shqiptaret mbajne mend ne historine e tyre.

Sot, ne ditelindjen e re te kombit tone te lashte, ne nderojme dhe perulemi me mirenjohjen me te thelle Flamurin tone Kombetar, babain e Pavaresise se Shqiperise Ismail Bej Vloren, prijesin e perjetshem te kombit tone, Skenderbeun dhe qindra mijra shqiptare qe sakrifikuan jeten e tyre ne te gjitha kohrat per liri dhe dinjitet kombetar e njerezor.

Ditelindja e re moderne e kombit tone eshte dite qe ne nderojme Flamurin tone kombetar, Ismail bej Vloren dhe eterit e tjere te Pavaresise, nderojme te renet tane te te gjithe kohrave te kombit qe rane per pavaresine dhe lirine e Kombit tone.

Prandaj te dashur miq, ju ftoj ti ju urojme se bashku shqiptareve gezuar dhe Shqiperise dhe mbare kombit tone gezuar kete dite, perjetesi, zhvillim dhe begati.

Por ne festojme kete dite te madhe nen nje pandemi qe ka marre mijra jete te bashkombasve tane dhe me nje qeveri aleate te kesaj pandemie.

Me kete rast ju ftoj te dashur miq te shprehim ngushellimet me te ndjera mijra familjeve te viktimave te kesaj pandemie te perulemi me nderim te veçante para kujtimit te mjekeve, infermiereve qe flijuan jeten e tyre gjate kesaj pandemie per shpetuar jeten dhe mbrojtur shendetin tone e te shprehim mirenjohje dhe falenderime per bluzat e bardha qe perballen ne emer te jetes ne kushtet me te veshtira me covid19, armik i rrezikshem i cili po merr çdo dite dhjetra jete te pafajshme ne Shqiperi.

Sot mendja dhe solidariteti yne shkojne vetishem tek dhjetra mijra qytetare, qe nje vit me pare u goditen rende nga termeti dhe qe gjate nje viti rrenash dhe mashtrimesh te narkoqeverise vuajne ne deshperim e zhgenjim te thelle pasojat e renda te kesaj fatkeqesie natyrore.

Duke perfunduar te dashur miq, le tju urojme ne mbare shqiptareve gezuar diten e Flamurit dhe Pavaresise.

Nderim perjete te reneve te kombit tone. sb

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...