Basha homazhe në Varrezat e Dëshmorëve: 28 nëntori tjetër do na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme dhe më afër Europës

Saturday, 28 November 2020 11:12

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në nderim të ditës së Pavarësisë dhe Festës së Flamurit. Basha u shpreh pas homazheve se sot është një ditë feste dhe gëzimi por se këtë vit vjen ndyrshe nga çdo vit, për shkak të pandemisë e cila ka marrë jetën e qindra bashkëqytetarëve duke lënduar shumë familje. Ndaj kreu i PD e cilësoi një ditë të kujtesës së fuqisë dhe forcës së kombit tonë.

Ai theksoi se 28 nëntori tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme dhe më afër Europës.

 

“Sot në Ditën e Pavarësisë dhe Festës së Flamurit dua t’iu uroj gjithë qytetarëve dhe bashkëkombasve të mi kudo ku janë gëzuar festën më madhështore të kombit tonë. Sot kujtojmë me nderim dhe përkulemi me nderim përpara veprës dhe sakrificës të të gjithë bijve dhe bijave të kombit tonë që sakrifikuan gjithçka në altarin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Sot është një ditë feste dhe gëzimi, ajo na gjen ndryshe nga çdo vit tjetër. Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me sfidën e tejkalimit të pandemisë e cila na ka marrë qindra bashkëqytetarë duke lënduar shumë familje ndërkohë që mijëra të tjerë po vuajnë pasojat shëndetësore dhe shumë më shumë pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë. Në këto kushte kjo ditë dhe kjo festë është një kujtesë e fuqisë dhe forcës së kombit tonë. Unë jam bindur në fuqinë dhe forcën e qytetarëve shqiptarë, në fuqinë dhe forcën tuaj për të qenë së bashku dhe për të tejkaluar së bashku pasojat e kësaj krize dhe pandemie dhe për të dalë më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur. Jam i bindur se 28 nëntori tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme, më të mirë dhe më afër Europës. Ju uroj nga zemra ditën e Pavarësisë, gëzuar Ditën e Flamurit!”, deklaroi kreu i PD.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...