Paloka: Urrejtja kundër Ramës shtohet përditë, 25 prilli po kthehet në referendum kundër kryeministrit

Saturday, 28 November 2020 19:17

 

 

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, në një intervistë në emisionin “Kjo javë” në “News 24” për gazetaren Nisida Tufa, deklaroi se urrejtja ndaj Ramës po shtohet përditë në mesin e qytetarëve.

“Tetëdhjetë për qind e qytetarëve e urrejnë Ramën. Urrejtja kundër Ramës shtohet përditë. Ne duam që nesër në pushtet shqiptarëve t’ju japim zgjidhje. Ne ka vite që iu japim zgjidhje problemeve që krijon Rama përditë. Rama ka shkatërruar ekonominë. Për fat të keq, në këtë 29 Nëntor jemi në ditë të zezë, të largojmë këtë të keqe, ky do ishte uriimi më i mirë për shqiptarët”, tha Paloka.

 

Edi Paloka theksoi se data 25 prill do të kthehet në një referendum kundër Ramës.

“Qëllimi i Ramës është t’i heqë mandate opozitës, t’i marrë për vete, bëri çmos për këtë gjë, hoqi edhe koalicionet para-zgjedhore. Ne duam të marrim rezultatin optimal. Tashmë koalicioni është i shpallur, formula do të gjendet dhe sapo të gjendet do të bëhet publike. Politikisht, koalicioni është i ndërtuar qartazi. Parti të djathta e të majta janë rreshtuar kundër Ramës. Data 25 prill po kthehet në referendum kundër së keqes, kundër Ramës. Ne po vijmë në qeveri për të zgjidhur hallet, jo thjesht për të larguar Edi Ramën”, u shpreh Paloka.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...