LSI Durrës, Kuçi: E lirë qoftë përjetë Shqipëria dhe e çliruar nga çdo diktaturë

Diel, 29 November 2020 11:14

 

Kryetarja e LSI-së Durrës, Kontjana Kuçi së bashku me strukturat e partisë në këtë qark, zhvilluan homazhe përpara Heronjve të Popullit dhe të gjithë atyre që luftuan në Luftën Anti-fashiste Nacional Çlirimtare, në Durrës e mbarë Shqipërinë, për sakrificën e madhe dhe kontributin tejet të çmuar për çlirimin e Shqipërisë.

Postimi i plotë

 

GËZUAR 29 NËNTORIN – DITËN E ÇLIRIMIT🇦🇱

Përulemi me nderim dhe mirënjohje të thellë përpara të gjithë Heronjve të Popullit tonë dhe të gjithë atyre që luftuan në Luftën Anti-fashiste Nacional Çlirimtare, në Durrës e mbarë Shqipërinë, për sakrificën e madhe dhe kontributin tejet të çmuar për çlirimin e Shqipërisë.

U jemi përjetë mirënjohës dëshmorëve tanë për mësimin që u lanë brezave të sotëm, dhe atyre që do të vijnë, se çdo njeri i thjeshtë mund të kryejë detyrën e tij apo të saj patriotike në luftën kundër pushtimit dhe kundër çdo forme tiranie.

Duke na lënë mesazhin e përjetshëm që sa herë liria jonë cënohet do ketë gjithmonë njerëz të thjeshtë e të zakonshëm, por me guxim dhe atdhedashuri të madhe, që do e mbrojnë vendin dhe lirinë.

I përjetshëm kujtimi, sakrifica, vepra dhe kontributi i të gjithë heronjve dhe luftëtarëve të LANÇ të cilët luftuan dhe sakrifikuan për Shqipërinë 🇦🇱 🙏

E lirë qoftë përjetë Shqipëria 🇦🇱 dhe e çliruar nga çdo formë diktature dhe tiranie.

#DurresiShtepiaJuaj 🌹
#LSI

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...