Çlirimi i Shqipërisë/ Ardit Çela homazhe në Berat: Vepra e Dëshmorëve të atdheut e renditi Shqipërinë fituese në Luftën e Dytë Botërore

Diel, 29 November 2020 14:16

 


Drejtuesit politik i Qarkut të Beratit, Ardit Çela ka bërë homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”, në qytet, me rastin e 67-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

ardit cela
Përmes një shënimi në facebook, Çela shkruan se kjo datë dhe vepra e Dëshmorëve të atdheut e renditi Shqipërinë si forcë fituese në Luftën e Dytë Botërore.

Po ashtu ai kujtoi edhe kontributin e qarkut të Beratit në kulmimin e kësaj dite të shenjtë për shqiptarët.

“Qarku i Beratit është ndër të parët që u organizua dhe hodh në Luftë kundër pushtuesit. Qarku i Beratit, partizanët e këtij qarku, figurat e ndritura të kësaj zone, familjet patriotike, te rinjte e te rejat, populli i ndershëm, trim e punëtor i këtij qarku kanë një kontribut dhe meritë të padiskutueshme përgjatë LANÇ”, shkruan ndër të tjera Çela.

Postimi i plotë:

Jemi sot ketu, ne emer te LSI, per te shprehur mirenjohjen tone per te gjithe ata qe dhane kontributin e tyre per clirimin e vendit.

Ne sot perulemi me nderim te thelle perpara Deshmoreve dhe heronjve te vendit, perulemi perpara vepres se tyre te ndritur, perulemi perpara sakrifices se tyre sublime.

Data 29 Nentor eshte nje date e shenjte per ne, eshte nje date e shenjtë per Shqiperine dhe per shqiptaret. 29 Nentori eshte nje date e shenjte per historine tone kombetare. Eshte kjo date qe e renditi Shqiperine ne anen e duhur te historise. Eshte kjo date dhe vepra e Deshmorëve të atdheut qe e renditi Shqiperine si force fituese ne Luften e Dyte Boterore.

Do ta kujtojme gjithnje kete dite me respekt dhe mirenjohje te thelle.

Qarku i Beratit është ndër të parët që u organizua dhe hodh në Luftë kundër pushtuesit. Qarku i Beratit, partizanët e këtij qarku, figurat e ndritura të kësaj zone, familjet patriotike, te rinjte e te rejat, populli i ndershëm, trim e punëtor i këtij qarku kanë një kontribut dhe meritë të padiskutueshme përgjatë LANÇ.

Ne jemi krenar për përkatësinë tonë.

Jemi Krenar për Historinë tonë.

Lavdi Luftes Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Lavdi Deshmoreve te Atdheut

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...