Mediu takim me strukturat në Laprakë: 25 prilli do të ndajë të mirën nga e keqja

Hënë, 30 November 2020 11:07

 

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në fjalën e tij gjatë rakimit me strukturat e PR në Laprakë ku theksoi se 25 Prilli është një datë e rëndësishme, sepse do të ndajë të mirën nga e keqja.

“25 Prilli është i rëndësishëm, sepse do të na ribashkojë përsëri me pjesën e përparuar europiane, për t`a bërë Shqipërinë pjesë të Europës, dhe unë kam bindjen që me reforma të thella, me një qeverisje të drejtë, që buron nga vota e shqiptarëve, qeveris me shqiptarët, për interesin e shqiptarëve, padyshim brenda 4 vjeçarit të parë, do ta bëjmë Shqipërinë vend anëtar të Bashkimit Europian, falë reformave që kanë në radhë të parë interesin kombëtar si prioritet, interesin e Shqipërisë, luftën kundër krimit të organizuar. Kush mohon, nuk ndërton dhe Edi Rama këtë bëri, vetëm mohoi. Nga ana tjetër, Edi Rama shkatërroi konceptin e shtetit dhe ka arritur sot që të jetë vetëm ai, që nuk pyet as për Partinë Socialiste, as për qeveri, as për Parlament, as për gjyqësor.” tha kreu i PR.

 

Duke theksuar nevojën e bashkimit të së djathtës Mediu vlerësoi rolin dhe historinë e të djathtës.

“Historia e ka vendosur të djathtën në anën e duhur, atje ku ka qenë interesi ynë kombëtar, dhe këtu duhet që Partia Demokratike, Partia Republikane dhe gjithë e djathta, t`i thërrasë kujtesës së vet historike. Historia e së djathtës ka filluar që në kohën e komunizmit, me të gjithë ata që u persekutuan nga sistemi komunist, me të gjithë ata që u shpronësuan nga sistemi komunist, me të gjithë ata që besuan në Zot në kohën e sistemit komunist, ata njerëz që me besimin në Zot, dinin të ndërtonin shpresë dhe besim tek njerëzit, u sakrifikuan me qindra klerikë.”- vijoi ai.

 

Mediu shprehu kenaqësinë e angazhimit në PR të të rinjve duke e vleresuar atë si detyrë qytetare dhe domosdoshmëri. Duhet patjetër që të angazhoheni në politikë, është jashtëzakonisht e rëndësishme.

 

Politika është një marrëdhënie e domosdoshme në një shoqëri demokratike, për të vendosur dhe për të ndryshuar, dhe më mirë të jemi aktorë sesa të bëhemi spektatorë të jetës sonë. Kush nga ne do ta sodisë fatin e vet. Në qoftë se do ta sodisim do të jemi viktimë, të tjerët do të vendosin për ne. Në qotë se do të debatojmë me njëri-tjetrin, do të angazhohemi në politikë, atëherë padyshim që do të kemi mundësi të vendosim për fatin tonë dhe për fatin e familjeve tona, të njerëzve tanë dhe të shoqërisë shqiptare.

Prandaj unë jam i lumtur dhe e them me sinqeritet që shikoj Xhinon dhe shumë të rinj, të cilët bashkohen në rrugëtimin politik, për të bashkuar shqiptarët drejt Shqipërisë Europiane. – përfundoi Mediu.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...