‘Nuk i doja meritat, t’i merrte ai’, Basha: I thashë Ramës në Këshillin e Sigurisë të merrte masa, ai tundte kokën dhe vizatonte

Hënë, 30 November 2020 22:23

 

Kryetari i Partisë Dmeokratike Lulzim Basha ka thënë se i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Sigurisë Kombëtare që të marrë masa për të parandaluar koronavirusin, por ai nuk e ka dëgjuar.

Basha u shpreh në emisionin “Log” se në Këshillin e Sigurisë Rama tundte kokën dhe bënte sikur dëgjonte dhe mbante shënime apo bënte vizatime.

Kryedemokrati deklaroi se i kishte thënë Ramës që nuk i donte meritat, por le të dilte kryeministri dhe t’i merrte ai.

“Ekspertët pranë PD i qëndrojnë planit që kemi vënë ne në dispozicion. Sot duhet të lërë çdo gjë tjetër kryeministri. Edi Rama do detyrohet të shkojë drejt mbylljes. Unë inkurajoj të merren masa. Nëse i merr të gjitha masat, nëse rrit numrin e testimeve, nëse vë në veprim spitalet rajonale me mjek dhe infermierë dhe me hapësira të mjaftueshme, nëse bën rimbursimin e plotë të ilaçeve, atëherë mund të ndalësh krizën.

Ia thashë kryeministrit në Këshillin e Sigurisë të marrë masa, ai tundte kokën dhe bënte sikur mbante shënime apo vizatime. I thashë merri këto masa dhe nuk dua t’i marr unë meritat, dil dhe merri ti. Ne jemi sot në rrënojat e një katastrofe shëndetësore dhe ekonomike”, tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...