Hoxha: Kur qeveria duhej të mbështeste biznesin dhe familjet, paguante kontratat

E mërkurë, 02 December 2020 09:29

 

A mund të gjendemi përballë një dileme, o të na vrasë Covidi o të vrasë ekonomia?

Kjo është pyetja që iu bë analistit Artan Hoxha, i ftuar në “Tempora”, në RTV Ora, lidhur me krizën ekonomike në vend, të nxitur edhe nga pandemia Covid-19.

 

Sipas Hoxhës, në momentin kur qeveria duhej të mbështeste biznesin dhe familjet, paguante paratë e kontratave të firmosura prej saj.

Hoxha shtoi se, këto kontrata janë “litari në qafë” për këtë qeveri, por edhe për ata që mund të vijë pas 25 Prillit.

Artan Hoxha: Këto skenarë apokaliptikë janë vështirë të ndodhin por ne si vend hymë në momentin e efektëve në ekonomi të pandemisë Covid-19., me barra të rënda mbi supe. Dhe këto barra mbi supe ishin parapërcaktime ose destinime të një pjese të shpenzimeve të buxhetit të shtetit për ato kontrata që I trajtuam në pjesën e parë.

Kjo do të thotë që ja ngushton qeverisë marzhin e manovrës për të alokuar fonde në një drejtim të ri, që ishte drejtimi I nevojës për të mbështetur biznesin dhe familjet në kushtet e shtrëngesës nga pandemia.

Së dyti, vetë ekonomia do të tkurreshe dhe të ardhurat tatimore do të binin për pasojë, në momentin kur ti kishe më shumë nevojë për para. Një që ia kishe lidhur këmbët vetes me disa pagesa të detyruara për kontratat. Se ka një gjë, hall ti mbash, hall ti prishësh këto kontratat afatgjata. I mbajte do paguash, I prishe do paguash me gjykatë. Ato janë e keqja e litarit në qafë. Ose kryqi mbi shpinë I këtyre që janë, që I ndërtuan dhe ato që do të vijnë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...