Leka/Po largohen maturantët, studentët, bluzat e bardha dhe truri i Shqipërisë.

E mërkurë, 02 December 2020 16:53

Po largohen maturantët, studentët, bluzat e bardha dhe truri i Shqipërisë.

10 mijë maturantë u larguan jashtë vendit në vitin 2020.
15 herë më shumë se me ardhjen e sektit të “Rilindjes.”

Shqipëria klasifikohet ndër vendet, që kanë numrin më të madh të studentëve për frymë të popullsisë në botë, që studiojnë jashtë vendit.

Universiteti i mjekësisë mbush auditorët me mjekë, me infermierë, të cilët sapo shkojnë, prioritet të parë kanë aplikimin në Gjermani dhe mësimin e gjuhës gjermane.

Në çdo kafene apo çdo ambient shikon të rinj me libra të gjuhës gjermane. Kurset e gjuhëve kanë një shtim regjistrimesh jo vetëm nga të rinj por edhe mjekë dhe profesionistë të afirmuar.

Nxënës dhe studentë të ekselencës kanë të gjithë synimin për t’u larguar nga ky vend pasi trokasin për një vend pune por "Rilindja" u ka mbyllur dyert!

ZERO 🅾️ vende të reja pune hapi sekti i “Rilindjes.”

Figura të shquara të botës akademike nënvizojnë se fenomeni po merr përmasa shqetësuese, duke e kategorizuar atë si rrjedhje të trurit.

Ky fluks në rritje ka si shkak edhe rënien e cilësisë së arsimit të lartë në Shqipëri dhe mangësitë më tregun e punës.

Shqipëria po përballet në vijimësi me fenomenin e rrjedhjes së trurit. Dëshira për të emigruar ka prekur njerëz me përvojë dhe kualifikime të nivelit të lartë.

Shqipërisë po i largohet truri. Po i largohet elita.

Shqipëria po shpopullohet.

Më 2️⃣5️⃣ prill të largojmë sektin shpopullues të “Rilindjes” e t’i mundësojmë rinisë dhe profesionistëve një të ardhme të mirë në vendin e tonë.

Rexhina Leka
Anëtare e Kryesisë së LSI Durrës

#DurresiShtepiaJuaj 🌹
#LSI 🌹

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...