Basha nga Lezha: Kjo situatë duhet të marrë fund! Qytetarët dhe bizneset meritojnë një qeveri që kujdeset për ta

E Enjte, 03 December 2020 17:13

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot takime me qytetarë dhe biznese në Lezhë, që janë goditur nga kriza e pandemisë së koronavirusit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha thekson se “Të mbetur pa punë dhe të braktisur nga qeveria Rama, që nuk jep ndihmë as për biznesin, as për familjet, ata kanë shkurtuar deri në 70% të fuqisë punëtore”.

 

Mesazhi i Bashës:

Në Lezhë u takova me qytetarë dhe biznese të goditur dhe të varfëruar nga kriza. Biznesi fason është në gjendje të rëndë. Të mbetur pa punë dhe të braktisur nga qeveria Rama, që nuk jep ndihmë as për biznesin, as për familjet, ata kanë shkurtuar deri në 70% të fuqisë punëtore. E njëjta situatë dhe tek bizneset në qendër të Lezhës. Ata po vuajnë pasojat e krizës ekonomike 7 vjeçare, që bashkë me pandeminë po e çojnë biznesin e vogël drejt falimentimit.

 

Shqipëria është vendi ku qeveria ka dhënë ndihmën më të vogël për biznesin dhe qytetarët, siç e konfirmoi dhe FMN. Qeveria Rama ka dhënë më pak ndihmë se Kosova dhe Maqedonia, edhe pse e ka buxhetin më të madh se këto dy vende fqinje. Dhe kjo, sepse Rama ka vendosur që paratë t’i çojë për tendera dhe koncesione korruptive, për udhëtime luksi dhe arredime zyrash, ndërsa shqiptarët po vuajnë për të siguruar ushqimin bazë.

 

Kjo situatë duhet të marrë fund. Qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për ta, jo për vete. Biznesi meriton një qeveri në krah të tij! Ne do t’i japim fund keqqeverisjes dhe paratë që sot shkojnë për inceneratorët e PPP-të korruptive, do t’u kthehen shqiptarëve, do të shkojnë për punësim dhe zhvillim.
Është koha ta ndalim të keqen që po rrënon vendin, ta ndryshojmë Shqipërinë dhe të sjellim shpresë të re për shqiptarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...