KLSH:19 bashki në vështirësi serioze financiare, shtatë në kolaps

Premte, 04 December 2020 14:03

Shumica e bashkive rreth 42 prej tyre nga 61 gjithsej janë në vështirësi financiare për shkak se kanë borxhet afatshkurtra dhe afatgjata në mbi 25 për qind të fondit vjetor të miratuar, sipas përcaktimeve në ligjin për financat vendore, ndërsa 7 prej tyre janë në kolaps financiar për shkak se i kanë borxhet më të larta se fondet vjetore në dispozicion, ku pozicionin më të përkeqësuar e ka bashkia Vorë si dhe ajo e Kamzës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka verifikuar se, borxhet që kanë akumuluar bashkitë janë shumë të larta se raportimet që ato kanë bërë në Ministrinë e Financave. Auditi suprem pasi ka kontrolluar financat e pushtetit lokal ka gjetur se borxhet afatshkurtra dhe ato afatgjata kanë arritur në mbi 17 miliardë lekë ose 137 milionë euro në fund të vitit 2019.

Gjithashtu sipas përcaktimeve në ligjin për financat vendore bashkia konsiderohet me probleme financiare kur në një muaj të caktuar të vitit buxhetor konstatohen vonesa prej më shumë se 30 ditësh në likuidimin e detyrimeve financiare ndaj palëve të treta dhe kur detyrimet e konstatuara dhe të papaguara përbëjnë 15 për qind të shpenzimeve vjetore të miratuara.

35 bashki janë “Vështirësi financiare” (shih tabelën në fund), ku stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH-së, përfaqëson mbi 25%-45% të shpenzimeve faktike. Nga këto, bashkitë më të mëdha janë Tirana, Elbasani, Vlora, ndërsa të tjera më të vogla janë Lushnja, berati, tropoja, lezha etj.

“Pa probleme Financiare” ku stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH-së, përfaqëson nën 15% të shpenzimeve faktike, janë vetëm 19 bashki, ku përfshihen Durrësi, Fieri, korça, Gjirokastra, Kruja, Përmeti, etj.

Në “Vështirësi serioze financiare”, ku stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH- së, përfaqëson mbi 80% të shpenzimeve faktike janë shtatë bashkitë si më poshtë:

Bashkia Shkodër, stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH, së në vlerën për 381.7 milionë lekë, përfaqësojnë 142 % të shpenzimet faktike në vlerën 268 milionë lekë.

Bashkia Vorë, stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH, së në vlerën për 1.4 miliardë lekë lekë përfaqësojnë 227 % të shpenzimet faktike në vlerën 616 milionë lekë.

Bashkia Mirditë, stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH, së në vlerën për 258 milionë lekë përfaqësojnë 125 % të shpenzimet faktike në vlerën 206 milionë lekë.

Bashkia Kavajë, stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH, së në vlerën për 911 milionë lekë përfaqësojnë 114 % të shpenzimet faktike në vlerën 801.8 milionë lekë.

 

Bashkia Poliçan, stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH, së në vlerën për 177 milionë lekë përfaqësojnë 98 % të shpenzimet faktike në vlerën 182 milionë.

Bashkia Kamëz, stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH, së në vlerën për 1.48 miliardë lekë përfaqësojnë 90 % të shpenzimet faktike në vlerën 1,636,820 mijë lekë.

Bashkia Ura Vajgurore, stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH, së në vlerën për 277,002 mijë lekë përfaqësojnë 81 % të shpenzimet faktike në vlerën 341,769 mijë lekë.

KLSH vlerëson se, stoku i detyrimeve të prapambetura vetëm për Bashkitë në fund të vitit 2019 është minimalisht 12 mld lekë, por mund të jetë edhe me i lartë për shkak të problematikave në raportim të konstatuara nga KLSH në lidhje me llogarinë 486 (llogaria e shpezimeve të periudhave të ardhshme mbi bazën e të cilës regjistrohen detyrimet e prapambetura).

Për këtë arsye nuk jepet siguri për vlerën e detyrimeve të prapambetura për pushtetin vendor. Diferencat më të mëdha në raportim rezultojnë nga raportimet e Bashkisë Tiranë, me rreth 848 milion lekë diferencë, Bashkisë Vorë me rreth 584 milion lekë diferencë të paraportuara, Bashkisë Kamëz me rreth 453 milion lekë diferencë të paraportuara, Bashksië Shkodër me rreth 325 milion lekë, etj./MONITOR

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...