“Me helikopter ushtarak për fushatën e PS”, PD padit në SPAK ministren Olta Xhaçka: Shpërdoroi detyrën për qëllime elektorale

Premte, 04 December 2020 15:38

 

Partia Demokratike i ka çuar në një tjetër nivel akuzat e saj në drejtim të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ndërsa PD pretendon se ministrja ka përdorur helikopterët e FA për fushatën e Partisë Socialiste, u drejtua sot në Prokurorinë e Tiranës për të ngritur një padi. Akuza ndaj ministres është ajo e shpërdorimit të detyrës.

 

NJOFTIM PËR SHTYP I PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike dorëzoi sot në SPAK kallëzimin penal kundër Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe autoriteteve ushtarake që kanë manipuluar të dhënat për përdorimin e helikopterit ushtarak për fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste. Në kallëzim, argumentohet me fakte konkrete të fluturimeve dhe të aktiviteteve elektorale të PS në Dibër në të njëjtën ditë, se Ministrja e Mbrojtjes ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe të përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore.

 

Për secilën nga shkeljet e ligjit, Kodi Penal parashikon përkatësisht deri në 7 dhe deri më 3 vjet burg. Në kallëzimin penal, të dorëzuar nga përfaqësuesit e PD, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri, jepen detaje për shkeljen e ligjit nga Ministrja e Mbrojtjes, duke përdorur helikopterin ushtarak për qëllime elektorale, pasi është emëruar drejtuese politike e PS në Dibër.

 

Pas shpalljes nga Presidenti të datës së zgjedhjeve, janë të paktën 8 data të dy muajve të fundit, që Olta Xhaçka ka përdorur helikopterin ushtarak për të shkuar në zonën e saj elektorale dhe për të kryer aktivitete për PS.
Duke theksuar se ka pamje filmike dhe foto që provojnë veprën penale të Olta Xhaçkës dhe ia bëjnë punën më të lehtë SPAK-ut, zonja Vokshi vuri në dukje kontrastin e thellë mes pushtetit dhe qytetarëve.

“Në kohën që ministrja e Mbrojtjes, për pushtetin e Edi Ramës, abuzon me helikopterin, i cili kushton deri në 10 mijë euro për një udhëtim, nënat nuk ç’t’u japin fëmijëve për të ngrënë, nuk mundet t’i arsimojnë, mijëra prej tyre jetojnë akoma në çadra me kushte mizerabël, në varfëri ekstreme, nuk mund të përballojnë kurat dhe ilaçet, nuk mund të bëjnë një tampon. Janë me mijëra mësuese që rrezikojnë çdo orë, që shfrytëzohen si skllave, me dhjetëra orë të papaguara ne javë që nuk arrijne te paguajnë për ilaçet dhe kurat anticovid.”- u shpreh Albana Vokshi.

Përveç Ministres së Mbrojtjes, faktet në kallëzim penal implikojnë rëndë edhe Komandantin e Forcave Ajrore, i cili ka manipuluar arsyet e udhëtimit të helikopterit, duke i deklaruar për qëllime stërvitore, kur është e provuar se qëllimi ka qenë elektoral, në interes të PS.

 

“Partia Demokratike kreu detyrën e saj qytetare duke ia sjellë SPAK-ut të gjithë dokumentacionin që disponon së bashku me provat perkatëse duke i dhënë një mundësi për të treguar që nuk është e kapur nga qeveria, por është në shërbim të ligjit dhe të interesit publik”- u shpreh Gent Strazimiri.

Edhe në kallëzimin e dorëzuar sot, Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut që të trajtojë të gjithë njësoj përpara ligjit.

“Ky kallëzim apo kallëzimet e ngjashme me të, janë rasti ideal që edhe SPAK të sprovohet në sytë e mbarë opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar dhe të tregojë me vepra se organet ligjzbatuese shqiptare do të vendosin përpara përgjegjësive çdo shkelës të ligjit, pavarësisht nëse është apo jo i pasur apo i veshur me pushtet.”- thuhet në kallëzimin penal të Partisë Demokratike

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...