“Kurrë mos u ngopshi...”/Shpërthen Arben Malaj: Boll me hipokrizinë ndaj Marko Bellos

Premte, 04 December 2020 19:24

 

Ish-ministri i Financave dhe ish-deputeti socialist, Arben Malak, ka shpërthyer në një status të ashpër ndaj ish-kolegëve të tij në PS, të cilët kanë ngushëlluar për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Marko Bello.

 

“Pasi e shpallët "Armik të Partisë" asnjë mundësi nuk i dhatë që t’i shërbente vendit të tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizëm”, shkruan Malaj.

 

Në një postim shumë të fortë, Malaj i përmend me emra drejtuesit e vjetër të PS-së, duke i akuzuar për arrogancë dhe babëzi. “Kurrë mos u ngopshi”, e përfundon Malaj statusin e tij.

 

Postimi i plotë

Boll me hipokrizinë tuaj ndaj kolegut dhe mikut Marko Bello! Lëreni të prehet i qetë! Është shumë e vërtetë që Marko ishte një deputet diplomat, ministër dhe profesor me vlera dhe kontribute të veçanta, Por pasi e shpallët "Armik të Partisë" asnjë mundësi nuk i dhatë që t’i shërbente vendit të tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizëm.

Kështu jeni sjellë më shumë shqiptarë të mirë, thjesht dhe vetëm se i konsideroni armik të partisë.

Pas nenit famëkeq 24/1 në 92-shin që largoi nga shërbimi publik disa mijëra shqiptarë të ditur dhe me integritet, periudha juaj e "Rilindasve të babëzitur" do të jetë periudha më e zezë në shkatërrimin e institucioneve të shtetit dhe në largimin nga politika e administrata publike të kujtdo që ju pengon të vidhni deri në pangopësi.

Para 30 ditëve pushuat nga puna deputetin dhe ish- gazetarin luftarak e patriot të qarkut të Vlorës, Adrian Myslymaj thjesht për një “sms” që i nisi Taulant Ballës.

U angazhuat drejtpërdrejt kryerilindasi Rama dhe e kërcënoi me pushimin nga puna. Minstria e Financave, Denaj, brenda 48 orëve dhe jashtë çdo procedure ligjore e pushoi nga puna.

Heshti Gramozi, mentori dhe promovuesi i tij politik. Heshti bashkëluftëtari e bashkëgazetari Braçe. Heshti Pandi dhe të gjithë të tjerët.

Ju nuk e kuptoni se sa shumë pushteti absolut ju ka korruptuar, ose ndoshta babëzia ka qenë motivi i vetëm në jetë. Ju përligjni çdo vjedhje dhe abuzim sepse çdo njeri që ju denoncon, i suleni me gjithë arsenalin shpifës për ta vrarë, jo vetëm shpirtërisht.

Boll me pangopësinë tuaj! Boll me hipokrizinë tuaj! Boll me vuajtjet e pa fund që me arrogancën dhe babëzinë tuaj po i kushtoni shqiptarëve të varfër.

Për kategorinë e arrogantëve dhe të babëziturve populli ka një mallkim nga shpirti : “Kurrë mos u ngopshi” !!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...