Shpërndarja e mandateve nga KQZ, Basha: Çdo vendimmarrje të bëhet me transparencë, përballë kemi ankthin e papërmbajtshëm të Ramës

Saturday, 05 December 2020 18:14

 

Lideri i opozitës, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka kërkuar transparencë nga KQZ dhe çdo institucion tjetër për vendimet që ndikojnë në zgjedhje.

Së fundmi KQZ ka shpërndarë mandatet për zgjedhjet e 25 prillit, ku Tirana fitoi 2 mandate kurse Dibra e Gjirokastra humbën nga një.

 

Basha thotë se PD i qëndron parimit të transparencës ndërsa paralajmëron se përpara është një ankth i papërmbajtshëm i Edi Ramës nga humbja e paevitueshme.

 

 

PJESË NGA INTERVISTA

 

Nisida Tufa: Zoti Basha KQZ ka projekt vendime për shpërndarjen e mandateve, cenon kjo opozitën?

Lulzim Basha: Gjithçka, çdo vendimmarrje është dhe duhet të bëhet me transparencë totale dhe në përputhje me rregullat e dakordsuara mes palëve. Ky është fokusi jonë për çdo vendim të KQZ-së dhe çdo vendim të autoriteteve të tjera përsa i përket zgjedhjeve natyrisht përballë këtij qëndrimi parimor të partisë Demokratike kemi një ankth të papërmbajtshëm që sa vjen e rritet dhe do rritet edhe më shumë të Edi Ramës nga humbja e paevitueshme të 25 prillit. Kjo do të përvijojë një beteje që shkon përtej betejës normale mes palëve. Por fokusi ynë do të jetë dhe do të mbetet tek oferta ndaj qytetarëve dhe bashkimi me këtë shumicë absolute që ka një dhe vetëm një aspiratë më 25 prill ndryshimin.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...