Shehu: Vaksinë Covid sipas cilësive evropiane, jo atyre afrikane!

Diel, 06 December 2020 10:59

 

Nga Tritan Shehu.

U blene 100 mije teste te shpejta imunologjike duke u shpenzuar 150 milionë leke te reja me TVSh, kur kosto e nje te tille ne Gjermani eshte 6,5 E, si dhe do te perdoren vitin e ardheshme dhe 4,5 M Euro, shume pak per depistim.

 

Ne keto kushte dhe konform gjendjes se vendit strategjia duhej te ishte:

 

1 - Te rriten testet PCR gratis prej 7500 ne dite. Keto aktualisht jane me te konsoliduarat, kapin periudhat e infektimit, diagnostikojne e konfirmojne.

 

2 - Te gjitha testet e shpejta, serologjike ose ato me material nga fyti me sensivitet 91,4%, sic kemi kerkuar te liberalizohen duke u konsideruar si mbeshtetese per depistim, orientim, konfirmim imunizimi, perdorim vetjak.

3 - Mjeku i familjes te vihet ne eficience i mbrojtur e pajisur, duke u garantuar rimbursimi i shpenzimeve ambulatore per qytetaret, pavaresisht “tamponit”.

4 - Te aktivizohen spitalet kryesore periferike per kete perballje.

5 - Te aktivizohen Reanimacionet ne qender e periferi. Ministria u mburr se jane 483 respiratore, kur realisht ka ne dispizicion te ketyre te semureve reth 20 poste reanimacioni jashte standarteve europiane.

Posti i Reanimacionit eshte me shume se respiratori. Prandaj kemi insistuar per blerjen e reth 150 posteve te gateshme; Jo te gjithe respiratoret qe flitet perdoren ne reanimacion, sidomos per keta te semure. Per ECMO as behet fjale.

7 - Kryefjala aktuale: Sigurimi sipas cilesise e sasive europiane te vaksines Covid dhe jo sipas atyre afrikane! Meqe Ministria tha se kjo lidhet me certifikimin, po i them se vaksinimi po fillon me Pfizer e se deri rreth fillimit te janarit do te çertifikohen nga EMA e FDA tre vaksinat kryesore. Por problemi qendron ne mungesen e plote te kontratave nga ne, si dhe ne mungesen e pregatitjeve per vaksinim, per te mos folur per nje kalendar konkret, elemente qe prej shtatorit i kemi kerkuar.

Kjo situate nuk zgjidhet as me ndonje vajtje a foto te Rames ne ShBA dhe as mund te fshihet gjate me spekullime! Te shpresojme ne zemergjeresine e partnereve tashti!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...