“15 mln euro të tjera borxh për pandeminë vetëm këtë javë”/ PD:Ja si vidhen nga qeveria Rama

Diel, 06 December 2020 14:12

 


Partia Demokratike akuzon qeverinë se vjedh edhe në periudhë epidemie.

Nëpërmjet një denoncimi edhe me video, PD thekson se këtë javë u morën edhe 15 milionë euro të tjera borxh për pandeminë “por paratë po shfrytëzohen për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe klientëve të tyre”.
Opozita thotë se me para borxh, pajisjet anticovid të mjekëve blihen tre herë më shtrenjtë.

Reagimi i plotë:

Shqiptarët po e paguajnë shumë shtrenjtë faturën e qeverisë së dështuar dhe të papërgjegjshme, që vjedh edhe në kohë pandemie. Këtë javë qeveria mori edhe 15 milionë euro të tjera borxh për pandeminë, por paratë po shfrytëzohen për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe klientëve të saj.

Nga njëra anë merren lekë borxh, nga ana tjetër, me lekët borxh pajisjet anticovid për mbrojtjen e mjekëve po blihen 3 herë më shtrenjtë. Ato blihen me trefishin e çmimit nga qeveria, kur në spitale ka mungesa të mëdha dhe kur qytetarëve nuk u jepet as ndihmë e shtuar ekonomike për të përballuar krizën.

Na kushton më lirë që ta largojmë këtë qeveri! Vendi nuk e përballon dot edhe një mandat të tretë me Edi Ramën. Duhet të ecim përpara! Është koha për ndryshim

Modifikuar më Diel, 06 December 2020 14:14

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...