Ambasadorja amerikane, Yuri Kim flet për 3 prioritetet: Shqipëria s’ka pse të jetë e varfër! Fatkeqësisht mungon…

Hënë, 07 December 2020 19:15

 

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka folur për 3 prioritetet e saj në Shqipëri në një intervistë për ‘’Marshall Center Voices’’.

Znj.Kim i ka përsëritur disa herë prioritetet, demokraci, mbrojtje dhe investimet apo biznes dhe ka shpjeguar se pse insiston më shumë te to.

 

Ambasadorja ka deklaruar qartë se Shqipëria nuk ka pse të jetë e varfër pasi ka një popullatë të re dhe me aftësi të cilat i ka demonstruar.

Sipas znj.Kim problemi qëndron tek ligji dhe gjykatat. Ajo thekson se mungojnë disa aspekte që pengojnë zhvillimin e Shqipërisë edhe pse ka mundësi të jashtëzakonshme në turizëm dhe infrastrukturë.

 

Znj.amerikane garanton se do të shtyjë fort për demokracinë në Shqipër iduke theksuar rëndësinë e ‘’Rule-of-laë’’, si dhe për ligje e Gjykata të pastra.

 

 

”Si ambasadorja e SHBA në Shqipëri ju keni bërë disa herë komentin se tre prioritetet tuaja kryesore janë demokracia, mbrojtja dhe investimet. Pse janë këto tre?

Sepse unë mendoj se tek këto duhet të ketë më shumë nxitje dhe më shumë nevojë. I vendos të gjitha sepse janë të lidhura.

 

Le të fillojmë nga demokracia, mbrojtja dhe biznesi. S’ka arsye pse Shqipëria të jetë e varfër. Një popullsi e re, ka demonstruar që ka aftësi. Kush ka ardhur në Shqipëri i ka dalë një eksperiencë pozitive. Ka mundësi të jashtëzakonshme që mund të zhvillohen në turizëm në infrastrukturë.

Biznesi është mos hajde për një vend ambasadorët amerikanë thonë që është mundësi e mirë, por vijnë sepse tregojnë që mund të përfitojnë. Mënyra si e bëjnë ata duan të dinë se çfarë ka këtu, sa i kushton. Duan një mekanizëm të drejtë e transparent të qëndrueshëm që lejon për zgjidhje. Për fat të keq kjo mungon. Dhe prandaj ne shtyjmë fort tek demokracia, për të theksuar rëndësinë e ‘’Rule-of-laë’’.

Dhe e rëndësishmja për Gjykata të pastra. Puna ime si ambasadore është që të punoj me shqiptarët dhe t’i siguroj se është një ambient ku amerikanët biznesmenë, punëtorë, konsumatorë po aq sa shqiptarët mund të përfitojnë, për ta bërë më shumë vende pune. Të kemi rregulla dhe gjykata të pastra.”- tha Kim.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...