Sot Dita Kombëtare e Rinisë, nderim për Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit '90

Tuesday, 08 December 2020 08:45

 

Data 8 dhjetor është shpallur, nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë, në vitin 2009, në nderim të Lëvizjes së Studentëve të Dhjetorit të 90-ës që u bënë iniciatorë të kthesës më të madhe historike në vend.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, një grup studentësh të Universiteteve të Tiranës, përkrahur dhe nga pedagogë të tyre, e vranë të parët frikën dhe sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë me anë të protestave paqësore, njofton Muzeu Kombëtar "Shtëpia me Gjethe". Në protestat e tyre të rinjtë shqiptarë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Të rinjtë u bënë iniciatorë të dhënies fund të epokës së vetë izolimit dhe sundimit ideologjik dhe të hapjes rrugë të ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.
Studentët protestues të Dhjetorit ’90 kishin aspirata dhe ideale të larta kombëtare, të cilat mbeten shkolla më e mirë e demokracisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...