“8 Dhjetori”, Basha: Dikujt i leverdis që të mbjellë ndjenjat e dorëzimit, pesimizmit dhe braktisjes të vendit

Tuesday, 08 December 2020 12:56

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është i pranishëm në aktivitetin e FRPG-së në përkujtim të 8-Dhjetorit, fillimit të Lëvizjes Studentore të 30 vite më parë, ngjarje kjo që solli dhe rrëzimin përfundimtar të diktaturës në vendin tonë.

Basha në lidhje live me të rinj nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, nga Mali i zi dhe mbarë diaspora, deklaroi se sot pas 30 vitesh, dikujt i leverdis që të mbjellë ndjenjat e dorëzimit, pesimizmit dhe braktisjes të vendit.

 

“Ky komunikim mbarëkombëtar para 30 vjetësh ishte një ëndërr, sot realitet.

30 vjet më parë shembëm diktaturën më të egër komuniste në gjithë Europën.

Dallga e ndryshimit historik u mundësua vetëm prej të rinjve idealistë dhe energjikë.

Asnjë zhvillim i rëndësishëm për shqiptarët pa rolin protagonist të të rinjve.

Edhe sot, ndryshimi i Shqipërisë mund të bëhet vetëm prej rinisë.

Kam udhëtuar nëpër Shqipëri për të takuar të rinj të talentuar, por të dëshpëruar me realitetin.

Prej 8 vitesh Shqipëria ka dalë nga drejtimi i duhur, ka bërë hapa pas.

Varfëria, papunësia, keqqeverisja, shkak për largimin e të rinjve nga Shqipëria.

E kuptoj dhe e ndjej dëshpërimin tuaj, kur shikoni propagandën virtuale dhe pastaj përjetoni me sytë e tuaj realitetin.

Dikujt i leverdis që të mbjellë ndjenjat e dorëzimit, pesimizmit dhe braktisjes të vendit.

Kanë frikë prej parimeve, ideve dhe forcës së rinisë.

Të rinjtë shqiptarë shkëlqejnë jashtë Shqipërisë.

Në Shqipëri keqqeverisja i detyron të largohen e të braktisin vendin.

Unë besoj me shpirt se ndryshimi i shumëpritur është i mundur.

Rini shqiptare, fatet e Shqipërisë, janë edhe sot mbi supet tuaja.

Ne sollëm demokracinë në Shqipëri dhe po luftojmë për ta mbrojtur atë çdo ditë.

Vetëm me përfshirjen e rinisë, ndryshuam ekonominë nga ekonomia e centralizuar komuniste në një ekonomi të lirë të tregut.

Me ju krijuam vende vende të reja pune, futëm Shqipërinë në NATO, mundësuam lëvizjen pa viza.

Ne i arritëm të gjitha këto se besonim se Shqipëria mund dhe do të bëhet.

Shumë prej jush të dëshpëruar, mezi prisni ndryshimin.”, deklaroi ndër të tjera, kreu i PD-së, Lulzim Basha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...