Tritan Shehu/Gjendja e posteve te reanimacionit Covid-shkak per shtimin e humbjeve njerezore; papergjegjeshmeri e Qeverise!

E mërkurë, 09 December 2020 16:22

Gjendja e posteve te reanimacionit Covid-shkak per shtimin e humbjeve njerezore; papergjegjeshmeri e Qeverise!
Pavaresisht kjo devocionit te personelit mjek e infermier ne ato, qe megjithese te raskapitur perpiqen te bejne me te miren e mundeshme!
Mjafton te lexosh statistikat zyrtare per ta kuptuar kete gjendje te rende:
—Vendet reale te reanimacionit per te semuret Covid ne Tirane jane me pak se 20, pa permendur ketu parametrave e tyre larg standarteve europiane per nivelet strukturale, ajrimin, nivelin e centralizimin e monitorimit, ne pajisjet diagnostikuese e mjekuese, ne gamen e metodave qe aplikohen etj.
Reanimacionet nuk improvizohen duke zgjatur aty apo ketu disa tuba...!
Po keshtu edhe kujdesi njerezor per keto pak poste eshte shume larg asaj qe duhet, aktualisht ka reth 1 infermere ne turn per dy te semure, kur duhet te ishin 3-4 infermere per dy te semure ne turn, pa folur per mjeket:
Pra vete numri i posteve te reanimacionit qe po perdoren ne kete perballje eshte shume i vogel, gje qe konfirmohet edhe nga keto shifra:
--Sipas te dhenave shteterore ne nje dite humbin jeten mezatarisht 16 paciente Covid, numer qe realisht duke u kondicionuar vetem me pozitivitetin e “tamponit” paraqitet me i ulet artificialisht. Kjo imponon pyetjen:
—Si eshte e mundur qe ne nje realitet me reth 20 poste reanimacioni te humbin jeten 16 njerrez ne dite?! Sepse normalisht pacienti i tille ne nje spital duhet te humbe jeten vetem ne sherbimin e Reanimacionit, qe eshte barriera e fundit qe ndan jeten nga vdekja.
—Ne baze te cdo logjike, mbi keto shifra ne dispozicion te pacienteve Covid duhet te ishin minimalisht 100-150 poste Terapie Intensive, gje qe del lehte duke u bazuar te koha e gjate mezatare e qendrimit ne Reanimacion, pavaresisht cilido te ishte perfundimi.
Kjo eshte aresyeja pse ne kemi kerkuar prej muajsh:
1-Pregatitjen e venien ne dispozicion per kete perballje te te gjithe kapaciteteve strukturale e njerezore te Sherbimit te Reanimacionit, vecanerisht duke u zgjeruar ne Qarqe.
2-Sjelljen ne vend e instalimin e minimalisht 150 posteve te reja te reanimacionit sipas standarteve europiane, gje qe realizohet ne pak jave.
Por fatkeqesisht kjo Qeveri as degjon as ben gje, ndersa njerrezit humbin jete...sepse Reanimacioni eshte Jete a Vdekje!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...