Basha në Vlorë: Bizneset e vogla janë lënë në baltë, shqiptarët duan një qeveri që t’iu sjellë shpresë!

E mërkurë, 09 December 2020 16:48

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot takime me bizneset e vogla në Vlorë, të cilat sipas tij, janë lënë në baltë nga qeveria.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, shoqëruar dhe me foto, kreu i demokratëve deklaron se “Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim, ekonomia është rrënuar, numri i qytetarëve që mezi sigurojnë ushqimin e përditshëm është rritur dhe tani kur kanë më shumë nevojë se kurrë qeveria nuk po u jep asnjë ndihmë”.

 

Mesazhi i Bashës:

Bizneset e vogla në qytetin e Vlorës janë lënë në baltë si kudo në Shqipëri. Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim, ekonomia është rrënuar, numri i qytetarëve që mezi sigurojnë ushqimin e përditshëm është rritur dhe tani kur kanë më shumë nevojë se kurrë qeveria nuk po u jep asnjë ndihmë.

 

Në tregun e qytetit u takova me shitës që e nisin punën sapo zbardh dita dhe nuk arrijnë të nxjerrin as shpenzimet minimale për të mbajtur familjet e tyre.
Pandemia e ka nxjerrë edhe më shumë në pah krizën, ndërsa Rama ka ofruar ndihmën më të ulët për biznesin dhe qytetarët krahasuar me vendet e Ballkanit. Ndërkohë jeta është bërë më e shtrenjtë, papunësia është rritur dhe konsumi ka rënë. Shitjet e njësive të shërbimit dhe tregëtisë janë përgjysmuar.

 

Edhe për pensionistët situata është e vështirë. Të braktisur nga shteti dhe me fëmijët në emigracion, çdo ditë për ta është një sfidë në kufijtë e mbijetesës.
Bizneset dhe qytetarët e Vlorës kërkojnë ndryshim. Ata duan një qeveri që nuk bën propagandë por punë. Një kryeministër që nuk ndjek vetëm interesin e tij, por punon për interesat e shqiptarëve, për punësimin dhe zhvillimin ekonomik.

Shqiptarët kanë nevojë sot më shumë se kurrë për një qeveri që do ta ndryshojë Shqipërinë dhe do të sjellë shpresë dhe mundësi për shqiptarët

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...