Pas ngjarjes së djeshme ku një 25-vjeçar u vra nga policia në mënyrë të panevojshme, të pajustifikueshme, për shkak të shkeljes së orarit të qarkullimit, në derën e banesës së tij, kanë reaguar publikisht politikanë, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, dhe miliona qytetarë sipas mënyrës së tyre, kryesisht në rrjetet sociale.
Disa kanë heshur, kryesisht qeveritarët. Po heshtja që ka rënë më shumë në sy ka qënë e Ministrit të Brendshëm.
Sandër Lleshaj, duke mos reaguar, ka mbajtur një qendrim. Dhe cili mund të ishte qendrimi në këtë rast? mund të kishte pozicionim tjetër pos dënimit të asaj që ka ndodhu
Me gjasë po! Eshtë gërmuar shumë, duke sajuar disa variante, duke e nxjerrë viktimën me precedent, duke e paraqitur me armë, duke e vizatuar si të rrezikshëm.
Pra, ka pasur një përpjekje të ethshme për të krijuar një front kundër tij. Dhe heshtja, e ka hedhur Lleshajn, në atë anë.
Kur doli se të gjitha marifetet shkuan dëm, dhe ngjarja u pa se ishte e pajustifikueshme në asnjë drejtim, pra kur rezultoi se kishim të bënim me një vrasje, me një krim, ministrit nuk i ngeli gjë tjetër, dhe sot, pas dy ditësh u shfaq në publik.
Lexo edhe : Vrasja e të riut - Qindra komente në faqen e Sandër Lleshajt dhe Policisë: Ministër, dorëhiqu!
Me një deklaratë të shkurtër, ku në thelb ai lan duart, e heq përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se qenka detyrë e autoriteteve, pra e drejtësisë, ta shërbejë këtë rast. Ta zgjidhë! T’i japë drejtim!
Pra, ai nuk ka fare të bëjë, askund dhe me asgjë.
Ministri përfshihet në mesazhin e tij, vetëm kur shpreh ngushëllimet.
Po pse vallë duheshin 40 orë për t’u shprehur ngushëllimet familjarëve?
Pse ministri i Brendshëm, ishte i fundit që e bëri?
Kaq mjafton, për të kuptuar se me këtë vonesë, ai vetëdenoncohet, vetëakuzohet. Edhe pse refuzon në mënyrë cinike të mbajë përgjegjësi, qoftë edhe duke kërkuar falje. Kaq i pagabueshëm është ky gjeneral, që nuk e ka në sjelljen e tij, shprehjen e ndjesës. Ndërkohë që, ai ka shumë më tepër në dorë. Ai mund të nxisë, urdhërojë që dikush në nivelin drejtues të japë edhe dorëheqjen. Por, ky është një terren ku nuk shkelin rrënjët e rilindasve.
Eshtë kjo arsyeja, pse postimi i Lleshajt ngjan artificial, i pavërtetë, i pandjerë. Jo më kot, në faqen e tij në Facebook, vërshuan menjëherë qindra komente ku i kërkonin të ikte, të jepte dorëheqjen