Rama publikoi foto me bosin e Pfizer/ Aktorja: Turp! Ja ku u takuan...

E Enjte, 10 December 2020 10:09

 

Një ditë me përë kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale bëri me dije se ka takuar bosin e Pfizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork. Rama tha se ambicia e qeverisë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin!

Por, Inida Gjata e njohur ndryshe me emrin e artit Zhaku, ka publikuar një foto në mediat sociale, ku zbulon se fotoja e publikuar nga kryeministri Edi Rama me bosin e Pfizer është shkrepur në një galeri arti, shkruan faxweb.al.

 

Zhaku shkruan se është turp për një kryeministër se i cili ende nuk ka kërkuar falje për vrasjen e Klodian Rashës, të bëjë propagandë dhe të krijojë përshtypje se po punon për vaksinën.

“Kjo foto është shkrepur në një galeri arti, gjatë një ekspozite. Eshtë turp për një kryeminister që ende nuk ka kërkuar falje për vrasjen e Klodianit nga policia e Lleshit, të bëjë propagande e të krijojë përshtypjen se po punon per vaksinën, kur në fakt po punon vetëm për interesin e tij të ngushtë përsonal. Cilët zhvillojnë takime pune në galerira arti, gjatë një ekspozite? Vetem mafiozët. Pra meqë as Rama as Bourla nuk janë mafiozë, në galeri gjatë ekspozitës thjesht kanë shkrepur një foto për të përhapur Endri me shokë “fake news”!”– shkruan Zhaku.

 

Ja postimi i Edi Ramës në faqen tij në facebook

Takimi pozitiv me bosin e Pfizer, Albert Bourla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë - një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse.

Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.

Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur po ne do t'ia dalim,pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...