Dhjetori i rrëzimit të tiranëve.

E Enjte, 10 December 2020 12:48

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ishte akti më flagrant kriminal dhe momenti që tregoi se regjimi i Rilindjes nuk tolerohet më. Ky regjim të nxjerrë me forcë nga shtëpia jote natën si te “Astiri”, të rreh dhe dhunon artistët si të Teatri Kombëtar, qëllon gra dhe vajza që protestojnë me opozitën e tashmë të fut edhe plumbin se thyen orën policore. Në polici është futur fryma ushtarake e dhunshme, frymë që buron nga kryeministri.

Tirana dhe gjithë qytetet kryesore të vendit janë përfshirë mbrëmë nga revolta, zemërimi dhe thirrjet për drejtësi. Ekzekutimi nga policia i 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe më pas tentativa e institucioneve për të manipuluar provat e ngjarjes, kanë mbushur kupën e reagimit qytetar. Në kryeqytet për më shumë se 5 orë, mijëra qytetarë u përplasën me policinë dhe kërkuan ndëshkimin e autorit të vrasjes dhe përgjegjësi politike nga qeveria me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Në Durrës, Fier, Elbasan, Gjirokastër dhe Korçë, tubime spontane qytetarësh u zhvilluan para komisariateve të policisë dhe institucioneve shtetërore. Në Shkodër, shkëndija e protesta nisi që të martën në mbrëmje, ku qindra të rinj dolën në rrugët e qytetit për të dënuar sjelljen e qeverisë që është kthyer në një regjim policor. Protestat kishin të gjitha një motiv; drejtësi, dorëheqje të drejtuesve të policisë dhe largim të qeverisë që vret qytetarët e saj.

 

Protesta arriti kulmin në Tiranë, ku zemërimi ndaj sjelljes së qeverisë u përplas mbi institucionet që përfaqësojnë sot shtetin, Ministrinë e Brendshme dhe Kryeministrinë. Protesta e mbrëmshme para ministrisë dhe kryeministrisë nuk ishte politike dhe as e thirrur nga partitë. Si rrallë herë në Shqipëri, tubimi ka nisur në mënyrë spontane dhe u organizua nga të rinjtë me anë të rrjeteve sociale. Prej orës 16 deri në 21:0 të rinjtë, opozitar apo pa parti, edhe të majtë, bënë që regjimi të drithërohej. Në fillim ministria e Brendshme, më pas kryeministria e sërish ministria e Sandër Lleshajt dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës ishin objekt i përplasjes së valës së mllefit ndaj kryeministrit dhe ministrit.

Qytetarët nuk kishin qëllim të dhunonin policinë dhe efektivët që zbatojnë detyrat sipas ligjit. Edhe pse pati përplasje të ashpra dhe rrugët e qendrës së Tiranës u kthyen në një lloj “lufte” guerile mes qytetarëve dhe policisë, revolta nuk ishte ndaj uniformave të shtetit, por kundër pushtetit të Rilindjes. Polici që kreu vrasjen është nën hetimi dhe drejtësia është në provë për cilësinë e vendimeve që jep. Vrasja e të riut, Klodian Rasha, përveç regjimit policor tregoi për mënyrën kriminale sesi institucionet tentuan të manipulojnë ngjarjen, duke fshehur provat apo dhe duke akuzuar viktimën!

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ishte akti më flagrant kriminal dhe momenti që tregoi se regjimi i Rilindjes nuk tolerohet më. Ky regjim të nxjerrë me forcë nga shtëpia jote natën si te “Astiri”, të rreh dhe dhunon artistët si të Teatri Kombëtar, qëllon gra dhe vajza që protestojnë me opozitën dhe tashmë të fut plumbin se thyen orën policore.

Të rinjtë dolën dje për të shprehur zemërimin jo vetëm ndaj policit që vrau, por drejtuan zjarrin e tyre rinor kah qeveria e cila mbetet inspiruese e një arrogance dhe dhune të pashembullt policore ndaj qytetarëve. Djegia e bredhit te Kryeministria apo xhami i thyer të Ministria janë akt shpërthimi dhe dëshire e tyre për të “djegur” qeverinë, e cila po vjedh e poshtëron, edhe po vret, shqiptarët. Tentative e të rinjve për të hyrë në ministrinë e Brendshme nuk ishte dëshirë për të parë xhamat apo korridoret e ministrisë, por mesazh se ministri duhet të largohet me dorëheqje.

Këtë të mërkurë në darkë rinia dha mesazhin se zjarri po ndizet, dhe se 25 prilli do jetë një vullkan popullor për ti larguar Rilindjen dhe bandën që drejton Shqipërinë. Vetëm me një rrjet social, pa patur partitë e opozitës, rinia dogji mburojën dhe fasadën e qeverisë, duke dhënë mesazhin se ky është vetëm fillimi i fundit të oligarkisë dhe kryeministrit.

Fryma që ka iniciuar qeveria në polici është frymë ushtarake e dhunshme.

Modifikuar më E Enjte, 10 December 2020 15:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...