Detaje nga DOSJA për Klodian Rashën: Polici ka qëlluar dy herë, një plumb e ka kapur në shpatull dhe i ka dalë në zemër, i dyti bëri rikoshet dhe e kapi në kokë; Në spital arriti i vdekur

E Enjte, 10 December 2020 15:37

 

Klodian Rasha është qëlluar me dy plumba. Kështu thuhet në dosjen e përgatitur nga Prokuroria e Tiranës për vrasjen e 25 vjeçarit në Laprakë, dy ditë më parë nga një efektiv i skuadrës Shqiponja.

Nga hetimet ka dalë se nga arma e efektivit Nevaldo.H janë qitur dy plumba. Plumbi i parë e ka kapur të riun në shpatull, në anën e djathtë, dhe i ka dalë në pjesën e zemrës. Për shkak se predha e plumbit ka prekur një prej arterieve kryesore, 25 vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Nga arma e efektivit është qitur dhe një plumb tjetër i cili nuk ka goditur drejtpërdrejt Klodian Rashën por ka bërë rikoshet në mur dhe më pas e ka kapur në pjesën anësore të kokës. Vdekjen në vendngjarje të të riut e kanë konfirmuar dhe regjistrat e spitalit të Traumës ku 25 vjeçari u dërgua me ambulancë nga dy efektivët që e ndoqën.

Mjekët e këtij spitali kanë regjistruar aktin e vdekjes së të riut në orën 01.23 minuta të datës 8 dhjetor. Sipas tyre, Klodian Rasha ka mbërritur i vdekur dhe ata nuk kanë pasur asnjë mundësi për të dhënë ndihmën e parë.

Vetë oficeri Nevaldo H. pretendon se ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit dhe nuk ka pasur për qëllim vrasjen e Klodian Rashës. Megjithatë akt-ekspertimi balistik i armës së tij dhe të Klodian Rashës nuk ka përfunduar ende. Prokurori Ardian Braho që ka drejtuar hetimet për ngjarjen, ka në dorë dhe pamjet e kamerave të 5 bizneseve të cilat tregojnë gjithë rrugën që ka bërë 25 vjeçari derisa është përballur me efektivët

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...