Protestohet edhe në Korçë/ Qytetarët qëllojnë godinën e Bashkisë me sende të forta, ndërhyn policia. Shihni pamjet

E Enjte, 10 December 2020 17:22

Pak orë para nisjes së protestës në Tiranë, një tjetër tubim po zhvillohet në qytetin e Korçës.

Dhjetëra qytetarë me pankarta në duar, kanë ndezur qirinj për të përkujtuar 25-vjeçarin e vrarë nga policia, Klodian Rasha.
“Policia vret”, “Qeveri e vrasjes”, kanë qenë thirrjet e tyre. Nga pamjet e siguruara nga “Panorama” shihet se protestuesit kanë qëlluar godinën e Bashkisë së Korçës me mjete të forta, duke sjellë edhe ndërhyrjen e policisë.

Po ashtu ata kanë djegur dhe pemë dekorative, ndërsa më pas protestuesit kanë nisur të qëllojnë më gurë edhe oficerët e policisë.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një oficer, por ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...