Vrasja e Klodian Rashës nga oficeri i policisë, ngre në këmbë Vlorën, Lezhën, Mamurrasin.

E Enjte, 10 December 2020 19:58


Protesta e zhvilluar në Tiranë për të kërkuar të drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie, ka gjetur mbështetje të madhe edhe në rrethe.

19:28- Në shenje indinjate ndaj vrasjes së 25 vjeçarit, Klodian Rasha qytetarët mamurrzakë kanë ndezur qirinj para stacionit policor në Mamurras, ndërsa kërkojnë zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes së rënë.
18:50- Edhe të rinjtë e Vlorës janë ngritur në protestë, për vrasjen e Klodian Rashës.

18:38- Qytetarët e Lezhës, të cilët kanë dalë në protestë kanë bllokuar superstradën në drejtim të Shkodrës dhe Tiranës.

18:00- Ka vijuar me tensione protesta në Lezhë, pasi qytetarët pasi kanë dëmtuar portën e Prokurorisë, së qytetit. Po ashtu ata kanë thyer xhamat e kabinës ku qëndronte roja i institucionit.

 

17:33- Më pas protestuesit e qytetit të Lezhës, pasi janë mbledhur para obeliskut të Besëlidhjes, kanë nisur marshimin drejt policisë dhe janë ndaluar para komisariatit. Ata kanë hedhur shashka në drejtim të godinës si dhe kanë bllokuar rrugën.

17:27- Kështu dhjetëra qytetarë, pjesa më e madhe e të cilëve të rinj janë mbledhur pranë obeliskut të Besëlidhjes, në Lezhë. Me thirrjet “Rama ik” qytetaret po ndezin qirinj ne përkujtim të të ndjerit Rasha. Ata kërkojnë për këtë ngjarje të rëndë.

 

16:46- Pak orë para nisjes së protestës në Tiranë, një tjetër tubim po zhvillohet në qytetin e Korçës.

Dhjetëra qytetarë me pankarta në duar, kanë ndezur qirinj për të përkujtuar 25-vjeçarin e vrarë nga policia, Klodian Rasha.

“Policia vret”, “Qeveri e vrasjes”, kanë qenë thirrjet e tyre. Nga pamjet e siguruara nga “Panorama” shihet se protestuesit kanë qëlluar godinën e Bashkisë së Korçës me mjete të forta, duke sjellë edhe ndërhyrjen e policisë.

Po ashtu ata kanë djegur dhe pemë dekorative, ndërsa më pas protestuesit kanë nisur të qëllojnë më gurë edhe oficerët e policisë.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një oficer, por ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...