Vajza e ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi del në protestë: Mua më mbron mbiemri im, po Klodianin kush e mbronte? Populli ndjen pasiguri dhe…

E Enjte, 10 December 2020 20:38

Vajza e ish-zv.kryeministrit, Niko Peleshi ka marrë pjesë në protestën e sotme për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën.

Aleksia Peleshi shkruan në Instagram se “populli ndjen pasiguri” dhe se si “Klodiani mund të ishte secili prej nesh”.
Më tej vajza e Niko Peleshi shkruan se atë e “mbron mbiemri”, por “Klodian Rashën kush e mbronte?”

“Ngjarja tronditese e se martes me la te heshtur per dite me rradhe sepse per nje tragjedi te tille fjalet nuk kane me vlere. Kemi nevoje qe dikush te mbaje pergjegjesi morale edhe nese s’eshte shkaktar direkt i kesaj makabre.

Populli ndjen pasiguri. Ne vend te Klodianit mund te ishte secili prej nesh. Ndoshta jo unë. Mua me mbron mbiemri qe kam. Po Klodianin, kush e mbronte? Po qytetaret e tjerë, kush i mbron?

Klodiani nuk do te kthehet me, por reagimi i shpejte i ministrit duke marre pergjegjesi për ketë ngjarje kaq te rende mund t’i ktheje qytetareve te frustruar e te trembur besimin se kjo është nje ngjarje e veçuar qe nuk përfaqëson gjithe policinë. Besimin se ne kete vend, ka edhe drejtesi. Ka edhe reflektim.

Une sot jam me protestuesit. Jo me ata protestues qe shfrytezojne tragjedi te tilla per te bere lojera politike, jo. Jam me ata protestues per te cilet asgje nuk eshte me e rendesishme se sa jeta e nje njeriu te pafajshem qe vraponte nga frika, pa kuptuar se po vraponte drejt vdekjes”, shkruan vajza Niko Peleshit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...