Protesta kudo/Spahiu: Nuk do të jetë “koka” e ministrit të rradhës që do të shpëtojë Rilindjen

E Enjte, 10 December 2020 21:01

 

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, thotë se dorëheqja e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, është një përpjekje e dëshpëruar për të rivendosur nderin e humbur të një qeverie të dështuar. Për më tepër, ai nënvizon se kryeministri Edi Rama bën mirë që të dëgjojë zërin e shqiptarëve, të cilët kanë dalë në protesta kudo. ”Nuk do jenë qelitë e komisariateve të mbushura me qytetarë të ndershëm, ajo që do të sjellë qetësinë në kryeqytet. Referendumi i 25 prillit do të sjellë rotacionin e shumëpritur duke rivendosur një Shqipëri normale, që nuk vret e vjedh qytetarët e vet, por jep siguri për jetën, punësim e mirëqenie”,-shkruan Spahiu në facebook.

Postimi i plotë

 

Dorëheqja apo shkarkimi i ministrit “lotsjellës” Sandër Lleshaj është një përpjekje e dëshpëruar për të rivendosur nderin e humbur të një qeverie të dështuar.

Kryeministrin 3D është përgjegjësi kryesor për dhunën, arrogancën dhe tensionin social që mbizotëron në vend. KM bën mirë të dëgjojë zërin e shqiptarëve të cilët kanë dalë në protesta kudo. Nuk do të jetë “koka” e ministrit të rradhës që do të shpëtojë qeverinë e dështuar të Rilindjes.

Nuk do jenë qelitë e komisariateve të mbushura me qytetarë të ndershëm, ajo që do të sjellë qetësinë në kryeqytet. Referendumi i 25 prillit do të sjellë rotacionin e shumëpritur duke rivendosur një Shqipëri normale, që nuk vret e vjedh qytetarët e vet, por jep siguri për jetën, punësim e mirëqenie.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...