Paloka: Rama nuk do e hiqte Lleshajn nëse nuk do ishte kjo revoltë

Premte, 11 December 2020 08:07

 

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi në Çim Peka Live se dorëheqjen duhet ta jepte Edi Rama dhe jo Sandër Lleshaj.

“Për ne Rama duhej të ikte me kohë. Nuk do ta hiqte Lleshajn nëse nuk do të ishte kjo revoltë. Prandaj priti tre ditë,” tha Paloka.

 

Sipas tij, Rama është përgjegjësi kryesor për katandisjen e policisë në këtë gjendje. “Rama ka vetëm një gjë për të bërë, por ajo do ndodhë më 25 prill,” tha Paloka.

Sipas tij, PD nuk e ka organizuar këtë protestë. Paloka tha se një protestë e ngjashme është organizuar në vitin 1991.

“Organizimi është bërë në rrjetet sociale. Nuk ka organizim nga ne. Fakti që gjithë kjo protestë ka krijuar këtë kaos, që policia nuk ka arritur ta kontrollojë. Në vitin 1991 ka ndodhur e njëjta gjë, kur qytetarët dolën vetë në rrugë, ku një grup shembte një parullë, një grup protestonte, një grup digjte dyqanin Flora,” tha Paloka.

Ai tha se kjo polici do jetë edhe më 25 prill, por do të ketë përballë këtë popull që ka dalë në rrugë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...