“LSI, Vetting për të gjithë kandidatët”, ish-ministrja Gjosha: Zgjedhjet e 2021 duhet të jenë pikë kthese e fortë për politikën

Premte, 11 December 2020 12:38

 

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, shkruan në “Facebook” se “Integriteti i figurave politike dhe funksionarëve publik është sfida më e madhe me të cilën ndeshet politika shqiptare”.

Sipas ish-ministres, zgjedhjet e 2021 duhet të jenë një pikë kthese e fortë për përfaqësimin politik, ndërsa shton se LSI do të kryejë vettingun për të gjithë kandidatët e saj.

 

“Bashkë me Altin Kaziaj, përfaqësuesin e LSI në KQZ, në konferencën e organizuar nga OSBE dhe Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta mbi Zbatimin e Ligjit për Dekriminalizimin. Integriteti i figurave politike dhe funksionarëve publik është sfida më e madhe me të cilën ndeshet politika shqiptare. Mungesa e vullnetit nga mazhoranca ka dëmtuar rëndë jo vetëm imazhin e vendit por cilësinë e politikbërjes dhe besimin e qytetarëve te politika. Zgjedhjet e 2021 duhet të jenë një pikë kthese e fortë për përfaqësimin politik, që më pas të vihet në dispozicion të vendit dhe mirë qeverisjes! LSI do të kryej vettingun për të gjithë kandidatët e saj me vullnetin e plotë për t’i ofruar elektoratit alternativën tonë më të mirë”, shkruan Gjosha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...