Presidenti i PPE mesazh Bashës për 30-vjetorin e PD: Ju uroj fitore në zgjedhjet e ardhshme që do t’i japin Shqipërisë një shpresë të re

Premte, 11 December 2020 12:50

 

Presidenti i PPE, Donald Tusk i ka përcjellë një mesazh liderit opozitar Lulzim Basha me rastin e 30-vjetorit të Partisë Demokratike në Shqipëri.

Tusk i uron Bashës dhe PD fitoren në zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar se do i sillte një shpresë ët re Shqipërisë.

 

Presidenti shprehet i bindur se nën udhëheqjen e Bashës Shqipëria do të do të shkojë drejt anëtarësimit në BE, do të zhvillojë një ekonomi të fortë dhe do të ndërtojë një jetë më të mirë për të gjithë popullin tuaj, përfshirë rininë e madhe dhe aktive.

URIMI I PRESIDENTIT TË PPE, DONALD TUSK

Të dashur miq, anëtarë dhe mbështetës të PDSH, partisë anëtare të PPE,

I nderuar Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, – i dashur Lulzim,

 

Me rastin e 30 vjetorit të ditëlindjes së partisë sonë anëtare, unë do të doja t’ju dërgoja një video mesazh të shkurtër (nuk do të këndoj këtë herë, ju premtoj) me urimet e mia të përzemërta për ju dhe për miqtë tanë shqiptarë!

Gëzuar Ditëlindjen!

Në dhjetor 1990, lindja e Partisë Demokratike ishte me të vërtetë një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët si dhe për Evropën, pasi i dha fund regjimit komunist dhe orientoi vendin tuaj drejt Evropës.

Ju dhe PDSH keni arritur shumë për Shqipërinë në rrugën drejt integrimit në BE, duke bërë të mundur anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza për të gjithë shqiptarët. Këto arritje shkojnë bashkë me angazhimin dhe reformat tuaja për të forcuar demokracinë, shtetin e së drejtës, ekonominë e tregut të lirë, gjyqësorin e pavarur dhe lirinë e medias.

Sot, në moshën 30 vjeç, ju mund të jeni krenar për arritjet tuaja, por në të njëjtën kohë, gjithashtu duhet të bëheni gati për sfidat e reja!

Unë e di që nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria do të shkojë drejt anëtarësimit në BE, do të zhvillojë një ekonomi të fortë dhe do të ndërtojë një jetë më të mirë për të gjithë popullin tuaj, përfshirë rininë e madhe dhe aktive të vendit tuaj.

2020 ka qenë një vit shumë i vështirë për të gjithë ne. Uroj që të gjithë shqiptarët të shërohen shpejt nga pandemia e cila ka goditur vendin tuaj kaq keq. Të gjithë ne shpresojmë për një 2021 më të mirë dhe gjithashtu për zgjedhjet e 25 Prillit, të cilat duhet të jenë të lira dhe të ndershme.

I dashur Lulzim, e gjithë familja e EPP dhe unë do të jemi me ju përgjatë kësaj rruge për t’ju mbështetur në sfidat që do të vijnë.

Ju uroj shumë suksese dhe një fitore në zgjedhjet e ardhshme që do t’i japin Shqipërisë një shpresë të re dhe do të sigurojnë rrugën e saj drejt një të ardhme të begatë.

Gëzuar dhe Fitore!

Modifikuar më Premte, 11 December 2020 13:36

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...