Shpërthen Kim Mehmeti: Jam tmerruar, policia shqiptare po vepron si policia e Millosheviçit

Premte, 11 December 2020 21:06

 

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, i ftuar në SYRI TV, komentoi protestat e dhunshme që kanë përfshirë Tiranën prej tre ditësh. “Protesta është shenja e shpresës se ai vend ka të ardhme,” tha ai.

Më pas Kim Mehmeti reagoi ashpër, duke thënë se policia shqiptare po sillet si policia e Sllobodan Millosheviçit.

 

“Më ka shqetësuar orvatja për të fajësuar për vrasjen viktimën dhe jo autorët. Kjo më kujton vitet e Millosheviçit, kur na vrisnin dhe na fajësonin neve.

 

Duke dëgjuar këto shpjegime, sa nuk thonin që arma ishte shkrepur vetë pa dashje, mendoja se si është e mundur që kjo frymë millosheviçiane të ketë depërtuar te drejtuesit e policisë së Rilindjes?

 

Si mundet që të jetë kjo mendësi të jetë kaq e afërt për burrështetasit e Tiranës?

Ata funksionojnë njësoj si policia serbe dikur kur na vrisnin neve. Miqësia e Ramës dhe Vuçiç, që kanë të njëjtën mendësi sunduese, është më e dhimbshmja, që ju ndoshta nuk e ndjeni atje.

Familja e Adem Jasharit u ekzekutua me pretekstin se aty ka njerëz të rrezikshëm. Serbët edhe nëse nuk kishte armë, ta vinin. Prandaj kjo më tmerroi, kur dëgjoja deklaratat policore se polici është rrëzuar dhe arma është shkrepur.

Ajo që më ka trishtuar është se kam parë intelektualë që mbrojnë policin e armatosur dhe jo protestuesin e pambrojtur,” tha Mehmeti.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...