“Vendit i duhet një ndryshim i madh dhe i fortë”, Presidenti Meta flet për konkluzionin që ka nxjerrë 30 vite pas lëvizjes studentore: Jemi në një situatë që

Saturday, 12 December 2020 10:01

 

Presidenti Ilir Meta thotë se vendit i duhet një ndryshim i fortë dhe i madh dhe këtë mund ta bëjë vetëm rinia.
Kreu i shtetit iu rikthye lëvizjes studentore 30 vjet më parë, duke theksuar se konkluzioni i tij për këtë është që nëse të rinjtë do kishin pritur ndryshimin e sistemit nga prindërit e tyre, ai nuk do të ndodhte kurrë.

‘Doja të kthehesha 30- vjet prapa kur isha student dhe pjesë e lëvizjes studentore që soli pluralizmin politik në Shqipëri.

Një moment që duhet ta kujtojmë e të reflektojmë të gjithë. Unë e kujtoj se kam dhe një konkluzion sot pas 30 vitesh që në rast se në të rinjtë e saj kohe do kishin pritur ndryshimin nga prindërit tanë s’do ndodhte kurrë, se prindërit tanë dhe për shkak të regjimit që ishte dhe shumë kufizimeve e frenimeve që ka një prind dhe kurrë s’ndërmerr hapa të tillë të guximshëm që mund të sjellin ndryshime të mëdha në shoqëri.

Ndryshimet i bëjnë të rinjtë në emër të ëndrrave të tyre reagimit ndaj padrejtësive, kjo ndodh kur marrin përgjegjësi dhe janë të bashkuar.

Ky është mesazh që vlen në cdo kohë. E theksoj sot se mendoj që vendi ka nevojë për ndryshim të madh e të forte.

Ky duhet të vijë nga të rinjtë se pas 30 vitesh shohim që ky sistem që kemi ndërtuar apo deformuar ne, të gjithë bashkë shtyp ëndrrat e të rinjve, është bërë pengesë për të ardhmen e të rinjve në vend”.

Kreu I shtetit foli për shpopullimin e vendit dhe tha se ky term nuk është “paranojë e imja”, por realitet.

“Nuk është paranojë e imja, por realitet me fakte konkrete. Nuk kemi të bëjmë me një emigrim normal për një eksperiencë apo mundësi më të mirë por është termi më i gjetur shpopullim dhe term që duhet adresuar me politika konkrete jo thjesht retorikë. Jemi në një situatë të tillë kur e vetmja zgjidhje që të rinjtë shohin si emergjencë ekonomike familjare e personale është largimi nga vendi pa dëshirën e tyre”.

Deklarata e kreut të shteti u bë në veprimtarinë ndërkombëtare “Ditë Leksionesh të Hapura – Platforma Today’s”, me temë “Të rinjtë në aktualitetin politik”, të organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...