Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, Paloka i kundërpërgjigjet Ramës: Nxitës për përshkallëzim të situatës

Saturday, 12 December 2020 14:14

 

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me ngjarjet që pasuan nga vrasja e të riut Klodian Rashës, ndërsa ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Sipas Palokës, Rama vazhdon të provokojë, duke nxitur përshkallëzimin e situatës, ndërsa shton se ai ia lë fajin të tjerëve. Demokrati shton se çdo kryeministër normal do të përpiqej që të qetësonte situatën. Paloka thekson se këtë sjellje e kishte Ramiz Alia dhe Caushesku.

 

REAGIMI I PALOKËS
Rama vazhdon te provokoje e manipuloje duke nxitur keshtu pershkallezimin e situates e duke dashur si gjithnje ta gjej fajin tek te tjeret. Cdo kryeminister normal do te perpiqej te qetesonte situaten e te jepte mesazhe paqtuese , po jo Rama!
Mbreme te rinjte e revoltuar i quajti “lukuni halabakesh” e “te paguar nga opozita”. Sot ben te njejten gje. Me qellim nuk pranon ta shoh realitetin ne sy po perpiqet ta manipuloje sic ben rendom!
Kete bente dhe Ramiz Alia ne ‘91…Kete beri dhe Caushesku me pare…!
Ne se Rama i beson ato qe thote dhe ka vendosur te bej arrogantin dhe cubin deri ne fund , atehere kot nuk ben Rucin minister te brendshem e ta dergoj dhe nje here ne Shkoder…!
Po ata qe e njohin mire Ramen e dijne dhe deri ku i arrijne keto shfaqjet me arrogance dhe si transformohet ne nje jargavites qaraman sapo ta shoh qe ka mbetur i vetem perball zemerimit te ligjshem!
E ne se eshte dikush qe duhet “ta harroje” ate qe ka ne koke, eshte pikerisht Rama; ta harroje se do manipuloje e deformoje vullnetin e nje populli qe po shperthen nga zemerimi dhe urrejtja. Harroje te prekesh votat e shqiptareve me 25 prill, ndryshe nuk do kesh mundesi te fshihesh ne realitetet virtuale qe krijon vete!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...