Nis tubimi i katërt për vrasjen e Klodian Rashës, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Saturday, 12 December 2020 18:33

 

ORA 18:25- Një numër i konsiderueshëm qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë. Qytetarët mbajnë në duar pankarta, ndërsa prezent janë edhe forcat e policisë si dhe një autobot uji.
Nëse do të ketë tensionin të situatës do të ndërhyhet për shpërndarjen e turmës.

Qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon normalisht, si dhe lëvizja e qytetarëve.

Teksa na ndajnë vetëm pak minuta nga nisja e protestës së katërt të paralajmëruar për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, policia ka marrë masat për mbarëvajtjen tubimit.

Protesta klodian rasha

Protesta është lajmëruar të nisë ën orën 18:00, ndërsa makinat e rënda shihedhese të policisë kanë ‘pushtuar’ rrugët e kryeqytetit për t’u pozicionuar në mbrojtje të institucioneve, të cilat kanë qenë në shënjestër të protestuesve gjatë këtyre ditëve.

Po ashtu edhe këtë pasdite Institucionet e rëndësisë se veçante janë rrethuar nga barriera metalike, ndërkohe që ato mbrohen nga forcat e rendit.

Ndërkaq, raportohet se forca te shumta policie qarkullojnë në zonën e ish-Bllokut për te kontrolluar grupet e protestueseve, për të shmangur lëndët piroteknike apo sendet e tjera që mund të lëndojnë efektivët e rendit.

Sjellim në vëmendje se protestat e mëparshme janë shoqëruar me kaos. Protestuesit të revoltuar kanë shkatërruar semaforë, tabela, kazanët e mbeturinave u kanë vënë flakën dhe i kanë nxjerrë në mes rrugëve.

autoblindat11

Protestat nisën pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Për këtë të fundit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa para trupit gjykues ka shfaqur edhe pendesë për vrasjen e të riut, duke i kërkuar edhe falje publike familjes Rasha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...