“Po helmohet me gaz Tirana”- PD reagon për protestën: Dhuna pa shkak ndaj të rinjve duhet të ndalet

Saturday, 12 December 2020 19:41

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për arrestimet dhe përdorimin e gazit lotsjellës nga policia. Sipas PD-së, po helmohet Tirana me gaz lotsjellës dhe pa shkaqe të pranueshëm.

“Regjimi policor në rrugët e Tiranës dhe dhuna pa shkak ndaj të rinjve dhe qytetarëve duhet të ndalet menjëherë.
Rrëmbimi i çdo të riu në rrugët e Tiranës, edhe pa qenë fare pjesë e protestës, është banditizëm shtetëror.

Helmimini Tiranës me gaz lotsjellës pa shkak është i papranueshëm.

Ndalimet e dhunshme pa shkak të të rinjve, punonjësve të medias dhe kalimtarëve të rastit është nxitës i dhunës. E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime”, shkruan Bardhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...