Vrasja e Klodian Rashës/ Ish-Presidenti Nishani: Koncept kriminal i injektuar nga vetë pushteti. Ata që kanë më pak të drejtë të flasin për ngjarjet e së shkuarës janë…

Saturday, 12 December 2020 20:53

 

Ish-presidenti Bujar Nishani e sheh vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv polici si një motivim dhe injektim të një lloj urrejtje nga pushteti. Nishani tha në emisionin “Kjo javë” në News24 se ka një koncept kriminal të injektuar nga vetë pushteti, i cili e sheh policinë si një mekanizëm dhune.

“Nuk kam asgjë më shumë se asaj që është përcjellë në media. Ajo që është për t’u nënvizuar është pjesë e shqetësimit qytetar ka të bëjë me motivimin që ka një polic për të qëlluar dhe vrarë një njeri pse kundërshton urdhrin që ka dhënë qeveria. Është më shumë se sa skandal, më shumë se sa krim. Në botë ka ndodhur kur ka përleshje, konfrontim, por ka ndodhur një vrasje në tejkalim të kompetencave. E godet tjetrin për ta vrarë me lehtësinë më të madhe. Ka motivim, injektim i një lloj urrejtje që polici është i gatshëm për të vrarë pse del kundër orarit ose nuk vendos maskën. Kemi një koncept kriminal të injektuar nga vetë pushteti. Policia është një mekanizëm dhune në konceptin e kësaj qeverie”, tha Nishani.

Sa i përket ngjarjeve si 21 janari, e risjellë në vëmendje nga maxhoranca, Nishani tha se ata që kanë më pak moral dhe të drejtë të flasin për ngjarjet e së shkuarës janë pushtetarët e sotëm.

“E kam ndjekur politikën pa shkëputje dhe përtej çdo gjëje të mbrapshtë kam konstatuar në qeverisjen e këtyre 7 viteve sa herë denoncohet ndonjë skandal, qeveria në vend të bënte transparencë krijonte një alibi propagandistike duke iu referuar ngjarjeve të së shkuarës pa asnjë lidhje.

Qeveria aktuale është ndoshta qeveria e vetme që ka pasur një pushtet absolut në duart e saj dhe ka pasur mundësi të tregojë atë që ka dashur para shqiptarëve. Nuk ka treguar asgjë, do të thotë që nuk ka dashur. Në 21 janar kemi parë se si njerëz të armatosur kanë djegur makina, prona private të qytetarëve. Kemi parë si është qëlluar drejt Kryeministrisë me armë, si është marrë peng makina në bulevard dhe është shpërthyer porta e Kryeministrisë.

Në mënyrë aksidentale për fatin e keq ka pasur 4 viktima. Kurrë më 21 janar nuk është qëlluar në drejtim të turmës siç është vrarë një njeri në prag të shtëpisë së tij. Ata që kanë më pak moral dhe të drejtë të flasin për ngjarjet e së shkuarës janë pushtetarët e sotëm”, theksoi ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...