U procedua për protestën në Shkodër, Voltana Ademi: Nuk e organizoi PD, po sulmohem politikisht. Nuk e kuptoj pse policia…

Diel, 13 December 2020 13:26

 

U procedua penalisht nga policia si një prej organizatoreve të protestës së një dite më parë në Shkodër, ku edhe u dogj selia e PS, reagon publikisht Voltana Ademi.

Kryebashkiakja e hedh të gjithë përgjegjësinë për dhunën e djeshme tek mosreagimi i policisë.

 

Procedimin penal, kryebashkiakja e cilësoi sulm politik ndaj saj.

“Sot më shtohet më shumë dyshimi dhe vëmendja për atë që ishte ngjarja e shëmtuar dje në Shkodër. Protesta paqësore është një e drejtë civile për të gjithë. Populli do reagojë gjithmonë për këto padrejtësi. Protesta bëhen shpesh në Shkodër. Vetëm 1 javë më parë kemi pasur një protestë për vendosjen e kufizimit të orarit.

 

Unë kam qenë dhe kam lëvizur me qytetarët e Shkodrës nga posta tek 2 prilli. Detyra e policisë së shtetit është të mbrojë institucionet dhe qytetarët. Një kërkesë jo vetëm e imja, por e të gjithë personave që kanë denoncuar dhunën e ushtruar, duhet një reagim legjitim. Unë do ju bëj me dije dhe kamerat e qytetit të Shkodrës.

 

Do jem një dëshmi për akuzën që kam ndaj Policisë së Shtetit. PD nuk ka organizuar apo udhëhequr një protestë. PD kur organizon protesta, ne kemi dhënë shembullin, ne jemi gjithmonë korrekt. As në periudhën më të errët nuk kemi bërë protesta të tjera.

Regjistrimi pranë numrit 129 mund të bëhet publik. Unë jam qytetarja e parë e Shkodrës. Marr pjesë në të gjithë lëvizjet që mendoj se është e drejtë. Unë jam nga ato që kam denoncuar e para. Institucionet janë ato që na mbajnë rregull në qytet. Mosreagimi është i padenjë. Policia bashkiake ka qenë 24 orë në punë për veprime jo të rregullta që nuk kanë lidhje me qytetarinë. Unë mund tju jap të kamerat e regjistrimit”, tha Ademi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...