Nga Desada Metaj/Ky brez ka zgjedhur REVOLTEN!

Diel, 13 December 2020 18:16

Nuk është vetëm Stresi...për ca klikime më shumë modelet që njohin këta “huliganët” që protestojnë janë reperë që media i promovon. Kërkoni në Google dhe do të gjeni me qindra intervista reperësh dhe asnjë doktor apo arkitekt të ri. Shihni sa vajza të “showbizit” pa asnjë talent artistik japin intervista dhe kanë për model jetën luksoze si mantenuta.

Kanë model të fortin e lagjes që pasi shiti mall dhe bëri ca lek e respekton gjithë pallati dhe patrulla e policisë me shpresën se mos kap ndonjë kacidhe.Po rriten në botën e internetit dhe të ndriçimit falc ku model nuk janë as mjekët, as inxhinierët apo kushdo profesionist. Por kanë si për model banditin që pasi i shpëtoi burgut duke paguar lek tani konsiderohet biznesmen i suksesshëm dhe respektohet nga të gjithë.

Janë brezi që prej një viti ka pamundësi të mëdha për të jetuar normalisht. Me prindër që varfërohen dhe që tkurren çdo ditë mes vështirësive. Janë të rinjtë që kanë “ëndërr” të kalojnë me maune për në Angli e të përfundojnë me etiketimin “çunat e Londrës”.

Janë brezi që për 8 vjet panë trafikantë që u bënë deputetë dhe vendosnin për të ardhmen e tyre. Që u përjashtuan nga parlamenti por që sot enden të lirë dhe janë personazhe të respektuar të kronikave rozë . Janë brezi që panë ministrin e brendshëm si lac lagjeje që mbronte trafikantët dhe hashashin. Janë brezi që sheh kryeminsitrin që promovon çdo lloj banditi që mund ti sigurojë ca vota.

Janë brezi i pamundësive të mëdha të epokës së internetit. Që e dinë anglishten më mirë se unë dhe atë çka ndodh në Amerikë më mirë se amerikanët. Që s’kanë asgjë për të humbur dhe asnjë shpresë veç Call center-it ose sufllaqes së Rilindjes.

Janë brezi i periferive me të cilin ne (përfshirë dhe mua) kemi humbur çdo lloj kontakti për të ruajtur mikrobotën tonë të ngritur me shumë sakrifica. Ndaj është shumë e lehtë ti etiketosh dhe margjinalizosh, por shumë e vështirë ti kuptosh dhe aq më tepër ti ndihmosh.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...