Shoqërimi me dhunë i gazetarëve në protestë/ Reagon ambasadorja suedeze: Jemi të shqetësuar kur mësojmë se…

Hënë, 14 December 2020 14:38

 


Në protestat e fundit për vrasjen e Klodian Rashës u ndaluan edhe gazetarë, të cilët akuzuan uniformat blu se i shoqëruan me dhunë ndërkohë që raportonin.


Një reagim lidhur me këtë çështje ka ardhur sot nga ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, e cila në një deklaratë të shkurtër në “Twitter” shprehet e shqetësuar për ndalimet e gazetarëve Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani.

“Suedia qëndron për të drejtën e çdo gazetari për të bërë punën e tij të lirë nga dhuna dhe ngacmimi, çdo ditë të vitit! Ne jemi të shqetësuar kur mësojmë se Xhoi Malesia & Qamil Xhani u ndaluan të raportonin ndërsa mbulonin protestën”, shprehet ambasadorja Elsa Håstad.

Gazetari i “Ora News” Xhoi Malësia u shoqërua në Komisariat vetëm se po filmonte në vendin e ngjarjes, ndonëse u kishte paraqitur efektivëve dokumentin që vërtetonte se ishte gazetar. Po ashtu u shoqërua forcërisht edhe kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë” Qamil Xhani, ndërsa ndodhej para redaksisë dhe në dorë mbante vetëm telefonin e tij. Lidhur me dy rastet e lartpërmendura të shoqërimit të gazetarëve pati një reagim edhe nga presidenti Ilir Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...