Zëri i Amerikës: Kultivimi i drogës në Shqipëri u rrit për të dytin vit rradhazi

Hënë, 14 December 2020 19:16

 

Në Shqipëri, të dhënat e publikuara sot nga Policia shqiptare por dhe nga ajo italiane e cila edhe këtë vit kreu monitorim nga ajri të sipërfaqeve të mbjella me kanabis sativa, flasin për një rritje, për të dytin vit radhazi të kultvimit të bimëve narkotike.

Sipas Guardia di Finanza italiane, përgjatë 185 orëve fluturime, të kryera nga 1 qershori deri më 31 tetor, me një avion të pajisur me teknologji të avancuar, janë vërejtur 1964 plantacione të dyshuara të mbjella me kanabis, dhe në to janë gjetur dhe shkatërruar më pas nga policia shqiptare mbi 58 mijë rrënjë.
Vitin e kaluar, kur u realizuan 225 orë fluturime, u identifikuan 1109 plantacione dhe u shkatërruan 25.719 rrënjë.

 

Por për Drejtorin e Shërbimit të Bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë, në ministrinë e Brendshme italiane, Gjeneral Brigade Giuseppe Spina, ndonëse ka një rritje krahasuar me një vit më parë ‘të dhënat janë dëshmi e qartë e ndërhyrjeve të ndërmarra në terren nga policia shqiptare në luftën e saj ndaj këtij fenomeni’, u shpreh Gjeneral Spina, duke ju referuar dhe faktit që gjatë vitit 2020, deri më 31 tetor ‘trafikimi i marijuanës drejt Italisë, shënoi një rënie të ndjeshme, me 36.7 përqind, duke zbritur në 910 kilogramë, nga 1.4 tonelata të nisura nga Shqipëria dhe të sekuestruara nga autoritetet italiane’, në vitin 2019 nga janari në tetor.

Përtej ndërhyrjeve në territoret e sinjalizuara nga monitorimi ajror, policia shqiptare nga ana e saj ka kryer asgjësimin dhe të bimëve të tjera.

Në dy vitet e fundit, kultivimi i kanabis sativa-s ka patur një tendencë në rritje.

Pas shpërthimit që fenomeni njohu në vitin 2016, ai shënoi një rënie të ndjeshme duke kapur kuotat më të ulta në vitin 2018, kur Guardia di Finanza italiane identifikoi vetëm 27 parcela në një sipërfaqe prej më pak se 1 hektar, në të cilat u asgjësuan 675 bimë.

Ndërsa në total, policia shqiptare njoftoi të kishte shkatërruar pak më shumë se 35 mijë rrënjë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...